Të enjten në orët e pasditës oficerët doganor kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar një udhëtar ku gjate kontrollit eshte verejtur se pasagjeri barte me vete nje sasi te konsiderushme te mjeteve monetare ne vlerë prej 44,500 Euro.
Ky udhëtar është futur në kanalin e gjelbërt (që nënkupton se nuk ka asgjë për të deklaruar), Dogana së bashku me Policinë e Kosovës kanë selektuar udhëtarin për kontroll.
Kontrollimi i bagazhit nuk ka hasur në asnje gjë perveq gjerave personale. Por pas kontrollit të çantës së krahut, oficerët doganor kanë gjetur një sasi te mjeteve monetare të cilat pala nuk i ka deklaruar.
Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës dhe rregullores 2004/02 pika 9.1 dhe 9.4.
Ndersa i janë ndaluar përkohesisht 25% të shumës totale dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.