Ky udhëtar është futur në kanalin e gjelbërt (që nënkupton se nuk ka asgjë për të deklaruar), Dogana së bashku me Policinë e Kosovës kanë selektuar udhëtarin për kontroll.
Kontrollimi i bagazhit nuk ka hasur në asnje gjë perveq gjerave personale. Por pas kontrollit të çantës së krahut, oficerët doganor kanë gjetur një sasi te mjeteve monetare të cilat pala nuk i ka deklaruar.
Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës dhe rregullores 2004/02 pika 9.1 dhe 9.4.
Ndersa i janë ndaluar përkohesisht 25% të shumës totale dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.