VIP

Zbulohet bashkejetesa e Ciljetes me arkitektin amerikan

Çiljeta Xhilaga është duke jetuar këto kohë një histori të re dashurie.

Këngëtarja seksi, e cila së fundmi i është përkushtuar maksimalisht një sipërmarrjeje private, mësohet se ka nisur bashkëjetesën me një biznesmen të huaj.

Origjina e djalit nga sa mësuam është amerikano- latine, por vendbanimi i tij është Franca.

Djali që i ka vjedhur zemrën bukuroshes shqiptare, mendohet të ketë ardhur në Shqipëri për një investim privat, por nuk dihet asgjë më shumë rreth karakterit që ka pasur. Profesioni i tij në fakt është arkitektura, por prej vitesh merret edhe me biznes.

Këngëtarja është njohur me të nga miq të përbashkët, ndërsa me kalimin e kohës ajo që nisi si shoqëri është kthyer në një dashuri të flaktë, aq sa për të Çiljeta ka lënë edhe shtëpinë e prindërve ku jetonte deri pak muaj më parë, duke u zhvendosur në një apartament luksoz në qendër të Tiranës, përkrah të dashurit të zemrës.

Vetë Çiljeta e ka ruajtur shumë këtë pjesë të jetës së saj, por miqtë e ngushtë kanë qenë ata që e kanë dekonspiruar lajmin këtë herë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button