VIP

Zbulohet i dashuri i Greta Koçit

Historia e dashurisë së këngëtares me dentistin 25-vjeçar.

Ajo na ka premtuar në çdo intervistë që asnjëherë nuk do ndante asgjë nga jeta e saj private me ne. Ndërkohë ne u kemi premtuar lexuesve që do përpiqemi që të sjellim sa më shumë lajme nga jeta private e personazheve të njohur, pasi kjo është pjesë e kuriozitetit të tyre. Dhe ja ku jemi me lajmin e radhës, të shoqëruar me foto.

Më në fund zbuluam të dashurin e këngëtares Greta Koçi. Mësuam se në provat tek “E diela shqiptare” atë e shoqëronte një djalë. Dhe, pasi siguruam fotot, u interesuam për lidhjen mes tyre dhe ja çfarë mësuam: I dashuri i Gretës quhet Etion, sapo është diplomuar për Stomatologji, profesion që e ka edhe vëllai, por edhe babai i tij.

Ka disa kohë që frekuentohet me Gretën, kanë vendosur të fejohen, pasi tashmë edhe prindërit e dinë si histori. Detajet e tjera presim të na i tregojë vetë Greta.

Ne urojmë që gjithçka të shkojë mirë në lidhjen e saj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button