VIP

Zeta-Jones, në spital nga stresi

Catherine Zeta-Jones ka marrë trajtim mjekësor në një spital të shëndetit mendor.

Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme zëdhënësi i saj i shtypit.

Aktorja 41-vjeçare ka kaluar rreth 5 ditë në një spital në Konektikat, në fillim të këtij muaji.

Vendimi i saj për tu shtruar erdhi për shkak të një viti të vështirë që kaloi aktorja nga Uellsi dhe familja e saj.

Bashkëshorti i saj, Michael Douglas, u përball me një kancer në fyt dhe iu nënshtrua seancave të kimioterapisë vitin e kaluar.

“Pas një viti të vështirë, Catherine Zeta-Jones vendosi të shtrohej në spital për të trajtuar çrregullimin e saj bipolar. Tashmë ajo ndihet shumë mirë dhe është gati për të rinisur punën për dy filmat e saj të ardhshëm që këtë javë”, lexohej në një komunikatë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button