LajmeMaqedoniaZgjedhje

Zgjedhjet lokale 2021, a do të përballen sërish Taravari dhe Bejta në betejën për Gostivarin?

Edhe pse na ndanë edhe një vit nga zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen tetorin e vitit tjetër, në opinion kanë filluar të përfliten emra të cilët do të garojnë për kryetar komunash.

Në Gostivar, dy partitë të cilat me kandidatët e tyre u futën në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale të 2017-tës, duket se sërish do të garojnë me të njejtit kandidatë. Kryetari aktual i Gostivarit Arben Taravari sërish do të jetë përzgjedhja e ASH-së, dhe Nezat Bejta i BDI-së.

Aktualisht, vetë Taravari dhe Bejta nuk duan të zbulojnë detaje, megjithëse nuk e mohojnë kandidimin e sërishëm. Taravari thotë se nuk dëshiron të garojë edhe për një mandat, por pa mos e mohuar faktin se ai do të jetë kandidat i ASH-së.

“Nëse më këkohet, do ta shqyrtojë kërkesën edhe pse vetë nuk kisha dasht”, thotë Taravari.

Kur i përmedet se Nezat Bejtën do ta ketë kundër – kandidatë të mundshëm, Taravari shprehet me skepticizëm.

“Nuk e besojë se ai kalon te BDI, edhe neve edhe atyre u duhen njerëz të rinj”, deklaron më tej Taravari.

I pyetur se kush prej tyre do ta fitojë përballjen, thotë se për atë vendos populli.

“Garës asnjëherë nuk i dihet. Të shohim se si do të rrjedhin punët, le të fitojë më i miri dhe atë që do ta zgjedh vetë populli”, thotë Taravari.

Jo zyratrisht burime pranë BDI-së së Gostivarit, bëjnë të ditur se Bejta është në terren vazhdimisht dhe në takim me qytetarët, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Vetë Bejta, ditë më parë në një ceremoni në Kërçovë, ku ai ishte i pranishëm me disa nga bashkë-partiakët e tij, nuk deshi të flasë publikisht për kandidimin e tij të mundshëm, duke thënë shkurt se “ende është herët”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button