VIP
Zhveshja nuk paraqet problem për Keira Knightley
Keira Knightley ka deklaruar se nuk e ka problem nëse duhet të zhvishet për nevojat e filmave.
Aktorja angleze e ka më të lehtë që ta zbulojë trupin sesa ndonjë detaj nga jeta e saj private.
“Nuk jam e turpshme sa i përket lakuriqësisë. Nëse më duhet të zhvishem për rolin, atëherë do të jem lakuriq në film. Nuk frikësohem që të zbulohem ashtu”, ka thënë 27-vjeçarja për The Sun.