Ali Ahmeti nuk është për t’i besuar. Qeverisja bashkë me BDI-në nuk do të thotë demokraci. Ky është qëndrimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i pyetur për një koalicion të mundshëm bashkë me integristët
“A është për t’i besuar Ali Ahmetit, jo, nuk është për t’i besuar! Sepse ai hyn në një rrugë me këta dhe të le pastaj në mes të rrugës. Sepse ai të le vetëm kur ka Ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë holiganësh, sepse struket diku dhe llogaritëte të ketë një kundërshtar politik më pak në 27 prill, sepse ai është shqiptar sezonal, gjatë gjithë fushatës edhe më herët, se në zgjedhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin. Pushteti është qëllimi i Ahmetit”, asgjë tjetër”- deklaroi Sela.
Sela tha se koalicioni “Tash është koha” ka kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thotë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tij premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje.
“Ne në fund të fundit do t’i lejojmë BDI-së që ta mbaj premtimin që e ka dhënë, dhe ai ka qenë vetëm 1, kryeministri shqiptar, le ta bëjnë, ne nuk do t’u bëhemi pengesë, ama po nuk e bën, duhet ta lëshojnë rrugën. Ne do të bëjmë qeveri për të realizuar programin tonë politik që u kemi premtuar shqiptarëve, dhe shqiptarët e kanë kanë votuar një më një, dhe nëse flitet për legjitimitet sot, ligjimitetit është te Aleanca dhe Alternative”- pohoi Sela.
OBRM-PDUKM dhe LSDM deri tani kanë thënë se janë në bisedime me të gjitha partitë për të siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për 4 gusht.