KosovaLajme

Zihet në bordel drejtori turk i Aeroportit

5742465_mMertol Genc, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” së bashku me Murat Dedeoglu, zyrtar i lartë në kompaninë turke “Limak”, në tetor të vitit 2009 ishin zënë nga Policia e Kosovës në njërin nga bordelet më të frekuentuara në qytet, i cili gjendej në rrugën e Dubrovnikut në Prishtinë.

Këtë e konfirmon edhe vetë Policia e Kosovës, e cila sqaron se katër vjet më parë derisa po ndërmerrnin një aksion kundër një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore, kishin hasur në dy shtetas turq në bordelin ku ushtrohej prostitucion.

Sipas tyre gjatë aksionit në fjalë janë arrestuar dy shtetas kosovarë për veprën penaletë trafikimit me qenie njerëzore.“Ndërsa dy shtetasit turq kanë qenë në cilësinë e dëshmitarëve, në këtë rast dhe janë intervistuar me këtë status”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e policisë së Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur me datën 27.10.2009, kur kishte iniciuar një rast të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa kallëzimi është dërguar në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës.Atë kohë ishin identifikuar dy viktima të trafikimit, e të cilat janë me shtetase moldaviane.

Por, më tej burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në tetor të vitit 2009, drejtori aktual i Aeroportit, i cili në atë kohë ishte angazhuar në përgatitjen e studimit të fizibilitetit të Aeroportit, së bashku me Murat Dedeoglu, ishin nga vizituesit e rregullt të shtëpive publike ilegale, që në atë kohë kanë funksionuar në kryeqytet.

“Policia ka vërejtur lëvizjet e dyshimta të të dyshuarve, e ku të dy së bashku ata i ka zënë në brendi të bordelit në Prishtinë. Njëri ka qenë në sallë duke pirë, ndërkaq tjetri ka qenë pa rroba në njërën nga dhomat e shtëpisë”, bën të ditur burimi i gazetës.

Më tej, burimi saktëson se menjëherë policia ata i kishte shoqëruar në stacionin më të afërt që gjendet afër objektit të Ministrisë së Arsimit në “Lagjen e Muhaxhirëve”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button