Sulmuesi me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimovic, ka pranuar që t’i plotësoj dëshirën e fundit djaloshit boshnjak, Hajrudin Kamenjas i cili është i sëmurë me leukemi, dhe doktorët i kanë dhënë vetëm edhe një muaj jetë.
Kamenjasi, ditë më parë kishte thënë se dëshira e tij e fundit në këtë botë është që ta takoj sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.
Nëna e tij Amela Kamenjas u ka thënë gazetave suedeze së dëshiron që tani djali i saj të vdes në shtëpi mirëpo jo para se t’ia plotësoj ëndrrën për ta takuar Ibrahimovicin.
Ajo ka rrëfyer se djali i saj e thërret atë “Ibrakadabra”, dhe në internet gjithmonë shikon për lajmet e fundit për të.
Ngjarja e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze, në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali dhe Suedi ndërsa dëshira e tij e fundit më në fund ka arritur edhe te Ibra përmes organizatës humanitare, “Light of Tomorrow”.
Ibra shënoi dy gola me PSG-në, në Ligën e Kampionëve ndërsa zbulohet se menjëherë pas ndeshjes ai ka fluturuar për në Sarajevë, për ta vizituar Hajrudinin.