Vlera Gjakova
Qershori i nxehtë po sakaton çdo gjë, njëherë shumë shi e tash shumë diell dhe prap shi.
Shoh se si jemi strukur nëpër ambiente ku dielli nuk depërton, me lëngje, ujë e pemë përpara po përvjelemi n’punë, disa edhe nëpër pushime, disa edhe nëpër kafe-muhabetet jashtë erës së betonit e ajrit të papastër i cili po ngulfat shehrin tim- Shkupin.
Ky qershor, në veçanti do të mbahet mend për adrenalinën e ndryshimeve, gjërave që të elektrizojnë, të bëjnë ta ri-freskosh mendjen dhe të futesh në dimenzione që patjetër duhet të preken apo të diskutohen.
Parashtroj pyetjen: sa jemi ne të aftë t’i pranojmë, diskutojmë dhe t’i reflektojmë shlirë pa zbukurime apo paragjykime dimenzionet e reja që na ofrohen? Paj, nuk do të kisha menduar gjatë për këtë pyetje sepse reflektimet i ke sapo të del jashtë derës së oborrit. Me pak fjalë do të kisha shtuar se NE JEMI AQ TË MBYLLUR DHE PA VIZION PËR NDRYSHIM.
Më duhet patjetër të shtoj se transformimi ynë shoqëror vazhdon të jetë si ato makinat që nuk ecin më shumë se 80 km në orë. E shtyn me gjithë forcë dhe nxjerr ndjersën nga i gjithë trupi, kot, sado që i shtyen, nuk ecin!
Të gjithë (ne) jemi pjesë e këtij skenari që e shiqojmë nga larg, e paragjykojmë në kokat tona, e përfolim, përqeshim sa të kemi forcë e mundësi por assesi t’i bashkangjitemi asaj force shtyese!
Të jem edhe më e drejtpërdrejtë po vazhdoj me (ty, ti, të)! Hajde pra…
Më shumë (të) intereson se çfarë mendon kolektiviteti i sërë mendimesh në shoqërinë tënde se sa çfarë (ti) mendon. Më shumë (të) intereson bota e komshiut se sa bota (yte). Më shumë (të) intereson like-at në rrjetet sociale se sa like-at që (ti) ndjen në brendësinë tënde paushalle! Më lehtë e ke (të) huazosh mendimin, paragjyikimin, stilin, fjalët nga cold-machinat se sa (ti) të krijosh një hot-machine tëndin (made by you). Struku dhe vetëm kështu vazhdo. E mbajsh për shnet!
Rebelja gaforre- Tuna
Guximtarja Tuna, e preku zogun dhe këtu nuk ka diskutim! Të gjithë (ju) të tjerët jeni një imitim i saj, pasqyrë apo një banç xhelozësh që keni ende gojë, energji të flisni për zogun!
PO, pompoze ishte prekja e organit gjenital, por prekja ndodhi nga (ajo) jo nga (ti)! Rebelja gaforre – Tuna të bën me dije se femra ka guxim, forcë, emocionin e ndryshimit, energjisë për të vazhduar, përplasur kohavizionet e gabueshme të shoqërisë shqiptare shumë-paragjykuese.
Përkundër kësaj, Tuna jeton spontanitetin në kolazh me emocionet e guximshme që i ndjen, eh kur i ndjen patjetër që i realizon sado paradoksale apo të parealizueshme të duken ato.
Mos të harrojmë këngët: Diktaturë , Ciao Machoman, Psikologët, Piroman, Xhuxh, Zhigalo, Të ikim së bashku, Forca e femrës, Bileta, 12 Muaj, Inati, Testamenti, Ti nuk je unë, dhe një varg këngësh tjera që kanë prekur koktej temash aktuale, provokative, sentimentale, sociale ku mesazhet kanë qenë çdoherë të kristalizuara dhe transparente.
Vazhdon rebelja me Fenix. Determinimi i drejtpërdrejt me 2.275.481 ndjekës apo shikues, rihap kutinë e dihotmisë racionale (emocionale), ku me synin e saj –Cozman dëshmoi se të ashtëquajturat rregulla (morale) i përcaktojnë ata vetë në formë anatomike e jo filozofike, duke mos e mohuar asnjëherë, Tuna, feminitetin e saj. Ky konstrukt social të bind se dashuria nuk ka koncept, është e lirë dhe ndjehet në format më të çuditshme që ekziston.
Fenix ka revolucionalizuar një etapë të re në shoqërinë tonë të ashtëquajtur post-moderne.
Padyshim se ligjdhënësja e moralit natyror #zogumaimirëprejkrejtve do ta ketë çdoherë të drejtën absolute të individit për të qeverisur në botën e muzikës si unike por a ishte ky i vetmi mesazh? Mendoj se jo!
Dalloj shumë prej tjerave
Unë i boj krejt veq pse muna
Jetojmë në shoqëri të themeluara mbi përkushtimin ndaj lirisë dhe barazisë por ende nuk i kemi të qarta këto përkushtime. Është një ankth intensiv që po sakaton femrën dhe kjo femër po vazhdon të jetë produkt i shovinizmit të pazhdukur mashkullor e fanatik.
Ne mund të kritikojmë ashpër këto dukuri sociale në të gjitha format e mundshme me pak kreativitet dhe dëshirë për të nxjerr nga puset e thella diçka në sipërfaqe por sa jemi të gatshëm të veprojmë dhe më pak të flasim?
Si ka mundësi që të rishpaloset dhe të përqeshet akti i Tunës nga disa gazetar duke mos menduar për as një çast të vetëm se zogu në vete mban vlerën më hyjnore dhe më të prekshme që ka krijuar nëna natyrë?! Çfarë do të kishte ndodhur nëse Tuna kishte rezistuar me vetëveten për të sjell para jush këtë akt? Mos vallë do të ishit kaq atraktiv, komentues dhe eksperta shoqëror?
Dua të shtoj se pjellimi i personave që nuk i pranojnë ndryshimet, largpamësitë e një barazie dhe lirisë absolute do të jenë çdoherë pengesë e zhvillimit tonë shoqëror.
Mbeten po aq të ngutshme femrat që paragjykojnë një femër, a në fakt mu ato janë të ndrydhura, pa fuqi të brendshme për të qenë femër, apo duke mos ruajtur perspektivat e duhura në lidhje me këtë çështje dhe e kanë shumë lehtë të përbuzin ngase kapaciteti i tyre stagnon nga jo dëshira e të qenit e lirë. Kur do të zgjohemi nga ky skematizëm i thatë e shumë idiotesk?
Për në fund, duhet të shtoj se #zogumëimirëprejkrejtve është një shembull që duhet patjetër të reflekton drejt rebelimeve të reja të shoqërisë sonë sepse vetëm duke dalluar prej të tjerëve ne mund ti bëjmë të gjitha, sepse ne mundemi!