BotaLajme

Zvicër, serbi plagosi tre persona

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, natën e së shtunës në të dielën, një shtetas serb 26-vjeçar ka shkaktuar një tragjedi duke plagosur rëndë tre persona. Pak pas orës 01.00, në qendër të qytezës Dübendorf, ai ka shtënë nga jashtë me një armë gjuetie drejt një restoranti, duke plagosur një shtetas 54-vjeçar zviceran dhe një shtetas maqedonas të moshës së njëjtë, ndërsa është plagosur edhe një shtetas 58-vjeçar serb. Autori i krimit menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, por një orë pas kësaj, policia zvicerane e arrestoi atë në banesën e tij, pa asnjë lloj rezistence. Arma me të cilën kishte shtënë, është konfiskuar, ndërsa që të tre të plagosurit gjenden në spitalin e qytetit nën përkujdesje mjekësore. Shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje ende janë të paqarta, ndërsa hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button