www.Zemra.Org

Zviceranëve u pengon shqiponja

Me duart e kryqëzuara në formë të shqiponjës, kështu e ka festuar golin e shënuar për rezultatin  3:1, të shtunën e kaluar, 18-vjeçari Pajtim Kasami, në ndeshjen kundër Palermos në Ligën e parë italiane.

E përditshmja zvicerane pyetet habitshëm se çfarë ka dashur të thotë me këtë super talenti nga Struga? “Ishte një përshëndetje për vendlindjen”, shpjegon Kasami. Në pyetjen se për cilin shtet (Zvicrën, Maqedoninë apo Shqipërinë) i rrahë zemra, ai përgjigjet: “Unë kam vetëm dy pasaporte, zviceran dhe maqedonas dhe si shtetas i dyfishtë, nuk është lehtë të përgjigjem”. Zviceranët janë të frikësuar nëse Kasami do të tërhiqet nga ndjenja për të luajtur ndonjëherë për kombëtaren zvicerane. “Jo, Zvicra për mua është prioritet. Me reprezentacionin U-17, unë u bëra kampion bote, me U-21 u kualifikova për Kampionatin Evropian në vitin 2011”, ka qetësuar gazetarët Kasami. Ai, shumë shpejt shpreson se do të jetë në shënjestër të seleskionuesit zviceran Hitzfeld dhe të luajë për kombëtaren zvicerane.

Exit mobile version