Teknologji

Zynga rritet në 10 miliardë dollarë

Kompania Zynga, e cila qëndron prapa disa nga lojërat më të popullarizuara në rrjetin Facebook, gjoja po tenton të mbledhë 500 milionë dollarë të cilat risin vleren e kompanisë në 10 miliardë dollarë.

Me investimet e reja vlera e re rritet në 10 miliardë dollarë, e vitin e ardhshëm do të duhej të mbahej oferta e parë fillestare publike për aksionet e kompanisë.

Zynga është themeluar më 2007 prej kur, falë lojërave në Facebook dhe rrjetet tjera shoqërore, ka realizuar rritje të pabesueshme. Në mesin e lojërave më të popullarizuara të Zynga janë FarmVille, CityVille e Mafia Wars, e sipas informatave në faqet zyrtare të kompanisë Zynga aktualisht ka mbi 215 milionë përdorues aktiv të cilët luajnë lojërat e tyre.

Tani për tani nuk ka konfirmime zyrtare për investimet e reja nga Zynga.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button