IslamLajmeMaqedoniaVIDEO

10 vjeçari nga Gostivari u nis për në Haxh, ky është mesazhi i tij (VIDEO)

Në mesin e 71 haxhinjëve që u nisën për në vendet e shenjat, nga Gostivari haxhiu më i ri ishte vetëm 10 vjeç.

Sivjet vëreheshin edhe shumë grupmosha relativisht të rinjë, kurse haxhiu më i moshuar ishte 80 vjeçar. Faldan Beadini 10 vjeçar, para nisjes për në Haxh, tha se në vendet e shenjat do bëjë lutje për të gjithë, veçanarisht për fëmijët e gjithë botës që ata të jetojnë në paqe.

1181885322

Besimtarët nga Gostivari që iu bashkangjitën këtij rrugëtimi, e cilësuan atë si rrugëtimi i jetës dhe falemenderuan Zotin që ju mundësohet kreyrja e kushtit të pestë islam, Haxhit. Një haxhi i ri rreth të 40-ve thotë se emocioni është i papërshkruar dhe ndjehet i lumtur që pikërisht në moshën që ka, Zoti i mundëson që të kryej Haxhin.

Mesin e haxhinjëve të ri kishte edhe çifte bashkëshortore, mesin e tyre edhe një çift rreth të 60-tave, të cilët shprehen se sot nuk ndjejnë asnjë dhimbje trupore dhe janë më të fortë se kurrë.

Haxhinjtë e rinjë në vendet e shenjat do qëndrojnë rreth një muaj. Ata nga atje pritet të kthehen javën e parë të mujit që vjen.

Show More

Related Articles

Back to top button