KosovaLajme

Policia e Kosovës po arreston të dyshuarit për incidente në veri?

Agjencia e lajmeve “Kosovapress” ka thënë sot se rreth 40 automjete të ROSU kanë hyrë të mërkurën në mëngjes në veri të vendit në aksionin që parasheh arrestime të mundshme lidhur me vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe të atyre që dogjën pikën kufitare Jarinje.

E plotësuar – Njisia speciale e Policisë së Kosovës ka filluar sot një manovër në tërë rajonin e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për “Express Online” se informata zyrtare për aktivitetin e Njësisë Speciale për momentin është se ata janë duke bërë disa ushtrime nëpër rajone të Kosovës.
“Informata zyrtare që ne kemi për momentin është se jemi duke bërë ushtrime nëpër rajone të Kosovës”.
Kelani nuk ka thënë se ROSU është në veri të Kosovës për të arrestuar ndonjë të dyshimtë në lidhje me vrasjen e policit Enver Zyberaj.
Agjencia e lajmeve “Kosovapress” ka thënë sot se rreth 40 automjete të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë hyrë të mërkurën në mëngjes në veri të vendit në drejtim të dy pikave kufitare, përkatësisht në Jarinje dhe Bërnjak.
Burime të kësaj agjencia thonë se bëhet fjalë për aksionin e policisë që parasheh arrestime të mundshme lidhur me vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe të atyre që dogjën pikën kufitare Jarinje.
I ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë për “Blic” se 36 makina të njësive speciale ROSU janë nisur drejtë pikave kufitare në veri. Agjensia “Srna” thotë se në këto momente po kryhet aksioni i arrestimit të personave të dyshuar për incidentet që kanë ndodhur më 25 korri.

“Po na testojnë se sa shpejtë mund të reagojmë”, ka thënë Ivanovic, duke shtuar se gjithçka tash është nën kontroll.

“Çdo rrugë fshati po përcillet dhe gjithçka e kemi nën kontroll. Të gatshëm jemi për të reaguar, por nuk besojmë se situata mund të eskalojë. Veç po testojnë, edhe neve edhe se si faktorët ndërkombëtarë do të reagojnë. Idenë e kanë të keqe, sepse në çdo aksion të tyre nuk e kanë informuar as KFOR-in e as EULEX-in”.

Zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner, ka konfirmuar se EULEX ka identifikuar të dyshimtët për vrasjen e policit të njësiteve speciale të Kosovës dhe për djegien e kufirit në Jarinje.

“I kemi identifikuar të dyshimtët, por për shkak të hetimeve që po vazhdojnë, nuk mund të japim detaje të identitetit të tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë për “KosovaPress” se Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë nuk është në dijeni për një aksion të tillë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button