Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Vetëvritet inspektori i policisë në Tetovë
Një inspektor policie u gjet i vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Poroj të Tetovës.
Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, bëhet fjalë për 33 vjeçarin Burim.A, i punësuar si inspektor në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në Tetovë, transmeton INA.
Siç mësohet ai është vetëvrarë në kokë me pistoletën e tij të llojit CZ kalibri 7.63.
Ai u gjet në gjendje të rëndë dhe me plagë në kokë rreth orës 18.30, disa metra larg shtëpisë së tij dhe menjëherë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku pas disa orëve ka ndërruar jetë.
Familjarët kanë theksuar se Burimi kohëve të fundit ka qenë në gjendje depresioni dhe se edhe njëherë më parë kishte tentuar të kryejë vetëvrasje.