BotaInteresanteLajme

Shteti që nuk di çfarë të bëjë me tepricën e parave!

moneyFitimet e Norvegjisë janë aq të mëdha, sa që ka rrezik të shpenzimit kot në projekte që nuk shpaguhen. Mu për këtë, ministrat e këtij vendi po e “çajnë kokën” se si t’i shpenzojnë paratë.

Derisa shumica e shteteve janë duke luftuar me krizën dhe me mungesën e parave, Norvegjia ka një problem krejtësisht tjetër. Strategët ekonomikë lokalë nuk dinë ku t’i investojnë tepricat e parave të fituara nga burimet e pasura të naftës.

Fitimi është aq i madh sa ka një rrezik për shpenzime në projekte të kota.

Norvegjia që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar ka themeluar një fond të veçantë për sigurinë financiare ku paratë e fituara i plason jashtë vendit për të shmangur projektet e kota që nuk janë fitimprurëse dhe për të shmangur atë që në ekonomi e quajnë “mbingrohje”, apo situatën kur shuma totale rritet aq shumë sa që nuk mund të përputhet me kapacitetin prodhues të ekonomisë, gjë që shkakton inflacionin. Pra, është gjendja që cilësohet si “shumë para shkaktojnë pak të mira”.

Kështu, Norvegjia ka fondin më të madh në botë, prej 570 miliardë eurove, apo 1.25 për qind të kapitalizimit të tregut të secilës kompani të listuar në botë.

Për tu siguruar që fondi rritet, Qeveria nuk mund të tërheq më shumë se katër për qind në vit – që është kthimi i projektuara vjetor – në mënyrë që të balancojë buxhetin e saj.

Kështu, mendohet të shpenzohet më shumë në edukim, hulumtime dhe infrastrukturë, në mënyrë që ky investim të jetë fitimprurës në aspektin afatmesëm.

Norvegjia shkallën e papunësisë e ka pothuajse zero, ndërsa pagat 70 për qind më të larta se ato të vendeve tjera evropiane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button