Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Nxënësit e Tetovës ecin me pistoleta në dorë

Tetovë, 22 dhjetor- Një i mitur pesëmbëdhjetë vjeçar dje me një pistoletë të zbrazur, pa plumba, iu është kërcënuar tre nxënësve në shkollën fillore “Sami Frashri” në fshatin Pirok, transmeton zemra.org

 policia
Incidentit i ka paraprirë një diskutim verbal midis tre nxënësve na Piroku dhe 15 vjeçarit nga fshati Kamjan në oborrin e shkollës. Diskutimi në një moment ka kulmuar edhe për pak të shndërrohet në përleshje fizike pas së cilës tre personat janë futur në objektin e shkollës. Pas tyre është futur edhe 15 vjeçari, i cili e ka nxjerr pistoletën dhe e ka drejtuar në drejtim të nxënësve,iu është kërcënuar dhe pastaj ka ikur.
Shumë shpejtë, në afërsi të varrezave të fshatit Kamjan, 15 vjeçari i cili nuk ka qenë nxënës në atë shkollë është gjetur dhe në prani të prindit është thirrur nga SPB Tetovë.
Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, kundër 15 vjeçarit do të ndërmerren masat adekuate.
Show More

Related Articles

Back to top button