DashuriaEdukata Seksuale

Dua seks, por burri po më refuzon!

Në janar i bëj 31 vjet, por të gjithë më thonë se jam më e re. Jam e martuar tash e pesë vjet dhe deri në këta muajt e fundit me burrin tim kemi pasur një jetë të lumtur dhe të qetë, edhe pse nuk kemi fëmijë, mirëpo, qetësia bashkëshortore ka filluar të prishet në vitin e kaluar kur burri im u punësua në një firmë private, pasi që mbeti pa punë në ministrinë që ishte dhe nuk mund të mbanim familjen tonë vetëm me pagën time si punëtore administrative.

164-937928

Disa muaj pas fillimit të punës në firmën e shokut të tij, burri im, 36-vjeçar, filloi të ndryshojë krejtësisht raportin ndaj meje. Kjo sidomos vërehej kur ishim në shtrat bashkë, kur ai nuk shfaqte kurrfarë interesimi për   [wp-like-locker] seks dhe posa shtriheshim ai ma kthente shpinën me arsyetimin se kishte punuar shumë gjatë sot dhe ishte i rraskapitur.

A ka vdekje më të madhe për një grua që ndihet e traumatizuar në këso rastesh kur ka nevojë për seks dhe burri e refuzon? Në ato momente të rënda për mua, kushedi se kah më fluturonin mendtë nga mërzia dhe nga kriza e madhe nervore që po kaloja. Dua të pranoj se për të parën herë më ka shkuar mendja ta gjej një burrë tjetër dhe ta tradhtoja bashkëshortin tim, sepse isha në një periudhë kur ndieja nevojë të madhe për dashuri. Dua të përsëris edhe një herë se nuk ka gjë më të rëndë për një grua se kur burri i saj është i paaftë në shtrat dhe veçmas në momentet kur ajo ndien nevojë të madhe për të. Doja të çmendesha dhe mezi prisja të kthehej nga puna për të shkuar në dhomën e fjetjes. Ai prapë nuk ndiente kurrfarë obligimi për mua si grua që më kishte dhe kjo që bënte ai nuk ishte asgjë tjetër veçse tradhti apo paaftësi e tij për t’ia përmbushur nevojat seksuale gruas të vet. Nuk doja të besoja se burri im ishte aq i pafuqishëm, edhe pse ai gjithnjë kishte pasur probleme seksuale: ishte i pazoti, ishte i ftohtë dhe nuk dëshironte dashuri të shpeshtë sa kërkoja unë. Vetëm kur u martova me të e pash se çka më kishte gjetur, por nuk dija se çka të bëja me të: t’i ikja, ishte e vetmja zgjedhje apo ta tradhtoja dhe të vazhdoja të bashkëjetoja me të…

Kështu kalonin javë të tëra derisa ai mezi pranonte të bënte dashuri me mua. Ditët kalonin, ndërsa ai filloi të vonohej në punë duke u arsyetuar se duhej të punonte jashtë orarit të punës, edhe pse unë e dija se kjo nuk ishte e vërtetë, sepse pagën e merrte gjithnjë të njëjtë, ndërsa paratë i shpenzonte shumë më shpejt se më parë. Kjo ishte arsyeja që ne shpeshherë kohët e fundit grindeshim ndërmjet veti, praktikë kjo që nuk na kishte ndodhur më parë. Dyshoja se mund ta kishte njohur një femër tjetër në punë, mirëpo nuk kisha fakte dhe nuk mund ta akuzoja. Dyshimet e mia rriteshin vetëm në mbrëmje kur shkonim në shtrat dhe ai nuk e jepte maksimumin e tij, por menjëherë dorëzohej ose refuzonte të bënim seks. Kjo ishte goditje e rëndë për mua që e doja shumë atë dhe dëshiroja që të ishim të lumtur në shtrat.

Doja t’ia nxirrja shpirtin burrit tim në shtrat

Një ditë një fqinje dhe shoqe imja më tregoi se e kishte parë burrin tim me një vajzë të re dhe të bukur. Nuk mund t’u besoja fjalëve të saj. Atë ditë burri im si zakonisht u kthye vonë në shtëpi dhe me pamje të rëndë. “Unë të prita për darkë deri më tash. Çka u vonove?”, i thash disi e nervozuar. “Jo, kam ngrënë. Veç dua të shtrihem dhe të pushoj se jam lodhur shumë sot në punë!”, m’u përgjigj dhe u nis drejt dhomës së gjumit. Kjo më bëri edhe më shumë nervoze dhe u vërsula drejt dhomës ku ai hyri. Shpjet më ra diçka ndërmend: u zhvesha krejt lakuriq dhe iu hodha sipëri. Më shikoi me bisht të syrit dhe më largoi me duar nga trupi i tij. “A je normal ti a jo? Mbrëmë seks, sot seks… shpirtin donë t’ma marrësh, a? Lehtë është për ty ha e pi e rri, ndërkaq s’po të intereson hiç a po lodhem në punë a jo?!…”, ma kthehu, duke mos u bërë përshtypje aspak provokimi im. Tashmë isha e sigurt se ai po më tradhtonte, prandaj doja ta lodhja dhe t’ia imponoja seksin pothuajse natë e ditë. Doja ta dërmoja fizikisht dhe ta shterja edhe seksualisht, sepse e dija se sa herë ma kthente shpinën dhe nuk donte të bënte seks me mua, isha e vetëdijshme se po atë ditë kishte pasur marrëdhënie seksuale me dashnoren e tij. Por, unë nuk prita më shumë që ai të vazhdonte, sepse po atë çast iu kundërpërgjigja me lot në sy: “Të paska ngopur ajo vajza e re dhe tani nuk ke nevojë për mua!”. Ai u zgjua dhe më shikoi gjoja si me habi. “A je ti në vete se çka po flet. Çka po thua ashtu?!”, më tha duke u shtirur se nuk dinte se për çka është fjala. “E di ti mirë se për kë flas unë. Po flas për atë vajzën me të cilën po të shohin të gjithë. Nuk ke nevojë të mbrohesh dhe të arsyetohesh. Të kanë parë njerëzit me të”, i bërtita me sa zë që kisha. Ai nuk foli fare dhe ra për të fjetur. Unë nuk mund të flija dhe kam qëndruar pranë televizorit deri pas mesnate. Mendoja sesi duhej të veproja dhe cila duhej të ishte përgjigjja ime më e mirë pas situatës së krijuar. Ndonjëherë qaja, por prapë e merrja veten dhe të vetmen gjë që e bluaja nëpër kokë ishte sesi të gjeja mënyrën më të mirë që t’i hakmerresha. “Do t’ia kthej tradhtinë me tradhti. Nëse ai nuk është në gjendje t’ia plotësoj dëshirat seksuale gruas së tij, atëherë mua më takon ta gjej edhe një burrë tjetër. Nuk mund të vuaj dhe të duroj kështu”, i thash vetes dhe u shtriva në krevatin pranë televizorit, duke mos shkuar në shtratin tonë bashkëshortor ku flinte si i vdekur burri im. U mësova të jetoja në atë mënyrë me vuajtje dhe me lot në sy, ndërkaq për burrin tim kjo nuk kishte aspak rëndësi. Shpesh kam menduar edhe më të keqen që t’i shkoja një ditë pas dhe ta përcillja, pastaj nëse e shihja me atë vajzën që ai dilte, para krejt botës ta turpëroja dhe ta sulmoja. Mirëpo, nuk kisha guximin e duhur dhe isha e vendosur që të prisja një ditë më të mirë që për mua kurrë nuk erdhi.

Thonë se një herë vjen vera kah dera

Kishin kaluar katër muaj dhe unë vetëm dy-tri herë kam pasur marrëdhënie seksuale me burrin tim, ndërsa deri atëherë kishim pasur jetë të rregullt seksuale. Kaluan disa ditë nga kjo krizë në jetën tonë bashkëshortore, ndërsa burri im u shmangej kontakteve me mua: ai vazhdonte me avazin e tij të vjetër. Unë kurrë më parë nuk e kam mashtruar dhe as bërë gjënë më të keqe. As që më kishte shkuar mendja t’ia mendoja të keqen atij që dikur e kisha dashur shumë-shumë, por tash ia mendoja të gjitha të zezat. Para se të takohesha me të kam pasur dy dashnorë, por pas martesës, më kurrë nuk kam pasur kontakte me ta.

Nuk mund të rrija në shtëpi. Kohën më të madhe e kaloja duke shikuar televizorin, por për fatin tim më të keq, ai një ditë u prish. I tregova për këtë burrit e ai më tha se do ta thërriste një mjeshtër. Rreth gjysmë ore pasi u nis ai në punë, më thirri me telefon dhe më tha se do të vinte një mjeshtër i televizorit. Ashtu edhe ndodhi. Rreth orës 10 cingëroi zilja e derës. Kur e hapa derën pash një djalë të moshës rreth tridhjetë vjeçare. “A është kjo banesa e…?”, m’u drejtua ai. “Po, kjo është. A jeni ju mjeshtri”, i thash dhe e urdhërova të hynte brenda me një çantë të vogël veglash të punës. Për çudi kur shkova në kuzhinë t’ia bëja një lëng dhe ai kontrollonte televizorin, mendja më shkoi menjëherë në planin tim të mëparshëm që t’i hakmerresha burrit tim pasi më ishte dhënë mundësia, mirëpo prapë mundohesha t’i ikja këtij momenti të lig. Ia solla një gotë me lëngë dhe i tregoja sesi ishte prishur televizori, mirëpo pas pak ai më tha se kishte gjetur defektin, por nuk kishte mjetin me vete me të cilin do të mund ta rregullonte. Më tha se duhej të shkonte të merrte pjesën e ndërrimit të televizorit dhe nuk do të vonohej. E përcolla deri te dera dhe ai doli, mirëpo unë mbeta në derë duke e shikuar derisa lëshohej teposhtë shkallëve. Ai përnjëherë u kthye prapa dhe më zuri duke e vështruar, ndërsa unë qëndroja si e hutuar. Ai më buzëqeshi një herë dhe shkoi. Kjo sikur më ndezi. Hyra brenda dhe prapë u ula në fotelen pranë televizorit me pjesë të shkapërderdhur nëpër dysheme. Fillova të mendoja se çka të bëj dhe në fund mora vendim të shpejt se nuk duhej të lëshoja këtë rast që më ishte ofruar. E dija mirë atë thënien se një herë të vjen vera kah dera dhe unë doja patjetër të shfrytëzoja këtë mundësi dhe le të bëhej çka të bëhej. Isha në një pikë të vlimit tim të brendshëm seksual dhe doja që të shuaja etjen e trupit tim.

Si e kalla kur e vesha fustanin seksi?

Isha qind për qind e bindur se duhej të bëja një çmenduri pasi isha e gatshme të rrezikoja atë ditë. Papritur e pa kujtuar, ndoshta edhe instinktivisht, shkova në dhomën time dhe zhvesha rrobat sportive, sikurse edhe brekët dhe gjimbajtëset, duke i zëvendësuar ato me të reja dhe më seksi. Hapa dollapin e vitrinës dhe nxora një fustan mëndafshi të cilin e kisha blerë gjatë pushimeve në Turqi. Vesha fustanin dhe u ula para pasqyrës dhe për disa minuta u zbukurova me kozmetikë të ndryshme. Pas pak ra zilja e derës dhe duke vrapuar pothuajse me një frymë, e hapa. Kur më pa mjeshtri, u befasua dhe mbeti i shtangur në derë. “Do të shkoni diku?”, më pyeti ai me gjysmë zëri. “Jo, jo askund nuk kam për të shkuar”, pasoi përgjigja ime e vendosur. Hyri brenda dhe u drejtua në dhomën e pritjes ku ishte televizori. Të vetmin shqetësim që kisha në atë çast ishte fakti nëse ai do të rregullonte shpejt televizorin dhe do të ikte. Nuk dija si t’ia bëja që të mos shkonte ai pa ia arritur unë qëllimit tim të synuar. “A keni kohë për t’ua bërë një kafe?”, m’u kujtua kjo ide dhe ia thash. Më tha se dëshironte një kafe të ëmbël dhe gjithashtu më bëri të ditur se i pëlqenin shumë gjërat e ëmbla. Fjalët e tij gjithnjë e më shumë ndiznin trupin tim, i cili digjej nga dëshira për ta pasur trupin e tij afër meje. Isha në një gjendje jashtëzakonisht të ankthshme dhe kisha frikë se nuk do të mund të kontrolloja ndjenjat e mia. E dija se burri im nuk mund të kthehej në atë kohë dhe kisha gjithçka në dispozicion për të realizuar atë që dëshiroja. Mirëpo, tjetra gjë që më ngriu gjakun në fytyrë ishte fakti nëse mjeshtri ishte asi tipi sa do të mund t’i tregonte burrit tim që ai e njihte prej kohësh. Nuk guxova të mendoja për këtë punë, sepse më humbi disponimi dhe më kapen ethet. Isha e gatshme të sakrifikoja dhe me këtë mendim me dy filxhanë të kafesë iu drejtova mjeshtrit dhe i thash të ulej të pinte kafenë. Ai ndezi edhe një cigare pastaj dhe më tha se televizori do të rregullohej dhe do ta provonim menjëherë. Unë nuk e kisha hallin aty. Ajo që ndodhi nuk mund ta përshkruaj. Duke ngritur filxhanin te goja, atij iu derdh pak kafeja mbi këmishën që kishte veshur. Nuk e di nëse ai e bëri këtë me qëllim, por unë shkova me vrap e mora një peshqir dhe fillova ta fshihja. Pastaj ai më tha nëse nuk i pengonte ta hiqte këmishën t’i terej pak dhe ma kapi dorën duke më tërhequr nga vetja. Gjithnjë në këso rastesh i kam simpatizuar meshkujt që kanë pasur iniciativë dhe kanë bërë hapin e parë duke përvetësuar seksualisht femrën.

“Nëse e ke veshur për mua këtë fustan, dije se me ke kallur krejt!”, më tha dhe me dorën tjetër më vuri midis këmbëve pa më lënë që të reagoja. Fillimisht mbeta e shtangur, por shpejt mora veten dhe si e çmendur e kam puthur. E ndjeva zjarrminë e tij të madhe. Pastaj kam mbyllur sytë dhe nuk e di as vetë sa ka zgjatur tërë ajo kënaqësi e pakufishme që kam përjetuar. Pas disa minutash e kam parë mjeshtrin duke u veshur dhe duke ia nisur punës së tij: rregullimit të televizorit për çka edhe ndodhej aty. Pas pak ai e rregulloi televizorin dhe doli buza gaz, por ai kishte rregulluar edhe trupin tim që kishte dalë prej sistemit tash e sa muaj pa pasur kush ta menaxhonte.

“Sa herë që të duhet të rregullosh ndonjë send, ja telefoni im. Thirrëm në çdo kohë!”, më tha ai dhe pasi më puthi në faqe hapi derën dhe doli. Mbylla derën me çelës dhe menjëherë u drejtova në banjë, ku bëra një dush të gjatë, ndërsa nga mendja nuk mund ta largoja mjeshtrin që shkoi. Tani sa herë që kam nevojë për të “riparuar trupin” tim e thërras mjeshtrin, mirëpo takimi ynë më nuk bëhet në banesën time, sepse burri im dhe fqinjët mund të dyshojnë, por këtë e bëjmë herë në banesën e shokut të tij dhe herë në motel. Tash nuk brengosem më për disponimin e burrit tim, as çka bën, as me kë është dhe as kur kthehet.

[/wp-like-locker]

 

Nuk kam qenë e pajtimit për ta bërë një gjë të tillë, por isha e detyruar…

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button