E kuptoi se burri e kishte tradhtuar, kur pa imazhin nga dhoma e tyre e gjumit në Instagramin me vajze tjetër
Një grua e nervozuar është ndarë nga burri i saj, pasi e kuptoi se ai e kishte tradhtuar me një tjetër, kur një femër postoi në profilin e saj në Instagram një foto me pamje nga dritarja e dhomës së çiftit.
Yulia Agranovych nga Rusia, menjëherë e kuptoi se bëhet fjalë për dhomën e saj pasi nga aty ishte pamja e njëjtë, dhe po ajo pamje ishte publikuar në profilin e një vajze me emrin Vlada Abramovich, transmeton Telegrafi.
Dhe kur vendosi të kontrolloj imazhet tjera të Vladës, ajo zbuloi se në disa prej tyre ishte edhe burri i saj Nazar Grynko.
“Nuk po kërkoja diçka të veçantë, ishte thjesht një mëngjes i mirë si çdo mëngjes tjetër. Si çdo person tjetër në shekullin e 21-të kontrollova profilin tim në Instagram, dhe rastësisht hasa në këtë fotografi. Doli se kjo vajzë dhe unë kemi një numër të madh të ndjekësve të njëjtë. Dhe pasi kontrollova llogarinë e saj, gjeta shumë fotografi interesante, përfshirë edhe atë të burrit tim””, ka deklaruar Yulia nga Shën Petersburgu e cila punon si modele.
Dhe kështu kjo 20-vjeçare vendosi t’i kundërvihet burrit dhe të dashurës së tij.
“Pamje e bukur nga dhoma e bashkëshortit tim”, kishte shkruar ajo në postimin e Vladës.
Fillimisht burri i saj e mohoi faktin duke u munduar të arsyetohet se kinse kishte ftuar disa miq kur u kthyen nga kinemaja. Ai tha se Vlada nuk ishte e dashura e tij, por e një miku të cilin e kishte ftuar së bashku me të në apartament.
“Kur miqtë të vizitojnë nuk qëndrojnë në dhomën e gjumit, por në kuzhinë apo dhomën e pritjes duke pirë qaj të nxehtë”, i kishte shkruar ajo “rivales”.
Pas këtij konfrontimi Vlada kishte mbyllur llogarinë e saj, por më vonë e kishte pranuar në mediat sociale se kishte fjetur me burrin e Yulias.
Prej atij momenti ajo u largua nga apartamenti të cilin dikur e ndante me burrin dhe thotë se kjo ngjarje tashmë i takon të kaluarës. /Telegrafi/