VIP

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, aktoren me famë botërore, Angelina Jolie, fituesen e çmimit Nobel, Leymah Gbowee, ish-shefen ekzekutive të Facebook, Sheryl Sandberg, aktoren e madhe, Meryl Streep, diplomaten amerikane, Madeleine Albright, shefen e FMN-së, Christine Lagarde e gra tjera të suksesshme në botë, do të mblidhen në qytetin e Nju Jorkut për Samitin e tretë vjetor Botëror të Grave për gazetën “Newsweek” dhe “The Daily Beast”.

Në këtë samit do të diskutojnë ish-diplomatja Allbright me aktoren Jolie rreth tematikës se si femrat ngriten në këmbët e tyre pas luftërave dhe si ato mbajnë familjen.

“Nga CEO dhe lidere botërore deri tek artiste, aktiviste dhe disidente të zjarrta, ne i tregojmë tregimet e femrave të guximshme dhe inteligjente të cilat përballen me ‘status quon’ në vendet e tyre, duke i mbledhur pjesët e shpërndara në periudhën pas luftërave”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij samiti, ndërsa transmeton Zëri.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button