IslamNamazi

Falja e Namazit

Falja e Namazit per Fillestar

Eselamu Alejkum Të nderuar vëllezër dhe motra këto duhet t’i dijë çdo musliman se si Falet Namazi. Ndoshta dikush s’i din mirë e dikush aspak, ja 1 rast për ti msuar.

KUSHTET PËR VLEFSHMËRINË E NAMAZIT

Për të qenë namazi i vlefshëm duhet plotësuar disa ku­shte:

  • Trupi duhet të jetë i pastër

Marrja e guslit. Në rast se vjen deri te ejakulimi apo kontakti bashkëshortor qoftë edhe pa ejakulim, atëherë duhet larë tërë trupin duke futur në fillim ujë në gojë dhe hundë tre herë. Ky veprim quhet gusël.

Marrja e abdestit. Po qe se vjen deri te kryerja e nevojës së madhe apo të vogël, lirimi i gazrave, rrjedhja e gja­kut apo qelbit nga trupi, humbja e vetëdijes, të vjellurit me gojë plotë, të qeshurit me zë gjatë namazit, atëherë duhet larë duart tre herë, duhet futur ujë në gojë dhe hundë tre herë, duhet larë fytyrën tre herë, duhet larë krahët deri mbi bërryla tre herë, duhet prekur me dorë të lagur një të katërtën e kokës, duhet larë veshët dhe qafën një herë dhe në fund, duhet larë këmbët deri mbi nyja një herë. Ky veprim quhet abdest.

Vërejtje: Në Islam veprat vlerësohen sipas qëllimeve an­daj, përderisa gusli dhe abdesti merren për t’iu afruar All-lla­hut, ato duhet bërë në emër të All-llahut duke e thënë në fillim Bismil-lahin.

  • Rrobat dhe vendi ku falemi duhet të jenë të pastra
  • Trupi duhet të jetë i mbuluar. Meshkujt e kanë kusht të jenë të mbuluar prej mbi kërthizë e deri nën gjunj kurse femrat tërë trupin përveç fytyrës, duarve nën nyje dhe këmbëve nën zogj.
  • Kur të falemi duhet të drejtohemi në drejtim të Qabes. Dre­jtimi kah Qabeja quhet Kible.
  • Namazin duhet ta falim në kohën e duhur. Namazi nuk lejo­het të falet pas kohe përpos në tre raste: Nëse kemi harruar, nëse kemi qenë duke fjetur dhe nëse e kemi humbur vetëdi­jen.
  • Duhet bërë nijjet. Kur ta falim namazin përkatës, ta kemi për qëllim po atë namaz. Mund ta shprehim edhe gojari­sht.

KOHËT E FALJES

1. Sabahu – Falet në agim – prej kur fillon dallimi midis errë­sirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit dhe vazhdon deri para lind­jes së diellit.

2. Dreka – Falet para se të lëvizë dielli prej zenitit (të ka­lojë prej kupës së qiellit) dhe vazhdon deri kur hija e objektit fiton gjatësinë e vetë objektit.

3. Ikindia – Falet prej pas mbarimit të kohës së drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.

4. Akshami – Falet prej pas perëndimit të diellit deri në errë­simin e horizontit.

5. Jacia – Falet pasi që horizonti të errësohet plotësisht, deri në mbarim të natës, para agimit.

REKATET E NAMAZEVE

Namazi përbëhet nga pjesët e quajtura rekate. Namazet që janë urdhër i All-llahut quhen farz (detyrim i domos­doshëm), kurse ato që janë porosi e Pejgamberit quhen sunnet (traditë e preferueshme). Sipas drejtimit hanefi, namazi i Pej­gamberit i urdhëruar nga All-llahu në mënyrë indirekte quhet vaxhib.

  • Sabahu ka 4 rekate – 2 sunnet dhe 2 farz.
  • Dreka ka 10 rekate – 4 sunnet, 4 farz dhe 2 sunnet.
  • Ikindia ka 8 rekate – 4 sunnet dhe 4 farz.
  • Akshami ka 5 rekate – 3 farz dhe 2 sunnet.
  • Jacia ka 13 rekate – 4 sunnet, 4 farz, 2 sunnet dhe 3 va­xhib.

Xhumaja – falet një herë në javë dhe është obligim të falet me xhemat vetëm në xhami. Falet në kohën e drekës dhe ka po ashtu 10 rekate – 4 sunnet, 2 farz dhe 4 sunnet.

MËNYRA E TË FALURIT DHE KONDITAT E NAMAZIT

1. Bërja nijjet. Para se ta fillojmë faljen duhet që të ven­dosim me zemër dhe ta bëjmë nijjet namazin përkatës.

REKATI I PARË

2. Tekbiri fillestar. Pasi që të vendosim të falemi, meshkujt i ngrenë duart me shuplaka të kthyera kah Kibleja deri në pulpat e ve­shëve, kurse femrat i ngrenë duart deri në kraharor, dhe themi All-llahu ekber. Ky veprim quhet tekbir fillestar. (Foto 1, 2)

3. Kijami. Më pas i lëshojmë duart të djathtën mbi të majtën, meshkujt e vëndojnë të djathtën mbi të majtën nën kërthizë, ashtu që me gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës së djathtë e lidhin të majtën, kurse femrat vetëm e vën­dojnë të djathtën mbi të majtën në gjoks. (Foto 3, 4)

Qëndrimi në këmbë quhet kijam me ç’rast themi:

Lexojmë subhaneken:

SUBHANEKELL-LLAHUMME VE BI HAMDIKE VE TE­BAREKESMUKE VE TE’ALA XHED-DUKE VE LA ILAHE GA­JRUKE

Pastaj Fatihanë bashkë me E’udhubil-lahin:

E’UDHUBIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRA­XHIM BIS-MIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

EL­HAMDULIL-LAHI RABBIL ‘ALEMIN. ERR-RRAH­MANIRR-RRAHIM. MALIKI JEUMID-DIN. IJJAKE NA’BUDU VE IJJAKE NESTE’IN. IHDINAS-SIRATAL MUSTEKIM. SIRATAL-LEDHINE EN’AMTE ‘ALEJHIM GAJRIL MAGDUBI ‘ALEJHIM VE LED-DAAL-LIN. AMIN

Dhe në fund themi një sure, si për shembull:

INNA AA’TAJNA KEL KEUTHER FE SAL-LI LI RABBIKE VENHAR INNE SHANIEKE HUVEL EBTER

4. Rukuja. Duke thënë All-llahu ekber kërrusemi dhe i vemë duart në gjunj. Në këtë pozitë e cila quhet ruku’, themi tre herë: SUB­HANE RABBIJEL ‘ADHIM (Foto 5, 6). Duke thënë SEMI’ALL-LLAHU LIMEN HAMIDEH drejtohemi dhe themi: RABBENA LEKEL HAMD

5. Sexhdeja. Duke thënë All-llahu ekber përulemi, e vemë ballin në tokë dhe themi tre herë: SUBHANE RABBI­JEL AA’LA. Në këtë pozitë, e cila quhet sexhde, përveç ballit në tokë duhet prekur edhe hunda kurse duart i vemë paralel me fytyrën afër saj. (Foto 7, 8) Pastaj ngrihemi nga sexhdeja, rrimë ulur derisa të themi: RABBIGFIRLI RABBIGFIRLI dhe përsëri duke thënë All-llahu ekber bëjmë edhe një sexhde. Këtu mbaron rekati i parë, pastaj duke thënë All-llahu ekber ngrihemi në këmbë për rekatin e dytë.

REKATI I DYTË

Rekatin e dytë e fillojmë me Bismil-lahin e pastaj e lexojmë Fatihanë dhe një sure, për shembull:

KULHUVALL-LLAHU EHAD. ALL-LLAHUS-SAMED. LEM JELID VE LEM JULED. VE LEM JEKUL-LEHU KUFUVEN EHAD.

Pastaj shkojmë në ruku, ngrihemi dhe shkojmë në sexhde njëlloj si në rekatin e parë.

6. Ulja e fundit. Pas sexhdes së dytë të rekatit të dytë duke thënë All-llahu ekber ulemi, duke i mbajtur këmbët në atë pozitë siç është treguar në foton 9 dhe 10, pastaj themi:

  • ET-TEHIJJATU LIL-LAHI VES-SALAVATU VET-TAJJI­BATU ES-SELAMU ‘ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU VE RAHME­TULL-LLAHI VE BEREKATUHU. ES-SELAMU ‘ALEJNA VE ‘ALA ‘IBADIL-LAHIS-SALIHIN.
  • ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN ’ABDUHU VE RESU­LUHU
  • ALL-LLAHUMME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN VE ‘ALA ALI MUHAMMED KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRA­HIME VE ‘ALA ALI IBRAHIME INNEKE HAMIDUN MEXHID
  • ALL-LLAHUMME BARIK ‘ALA MUHAMMEDIN VE ‘ALA ALI MUHAMMED KEMA BAREKTE ‘ALA IBRA­HIME VE‘ALA ALI IBRAHIME INNEKE HAMIDUN MEXHID
  • RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN VE FIL AHIRETI HASENETEN VE KINA ‘ADHABEN-NAR
  • RABBENAGFIRLI VE LIVALIDEJJE VE LIL MU’MININE JEUME JEKUMUL HISAB

Pastaj e kthejmë kokën në të djathtë dhe themi:

ES-SELAMU ‘ALEJKUM VE RAHMETULL-LLAH

Dhe në të majtë duke i thënë të njëjtat fjalë.

NAMAZI I SABAHUT

Namazi i sabahut, si dy rekatet sunnet ashtu edhe dy rekatet farz, falen në atë mënyrë siç e kemi shpjeguar faljen më sipër.

NAMAZI I DREKËS

Katër rekatet sunnet të drekës. Dy rekatet e para falen njëlloj si në na­mazin e sabahut përveç se në uljen e fundit ndalemi te Shehadeti, ngrihemi duke thënë All-llahu ekber dhe e vazhdojmë rekatin e tretë. Në të tretin fillojmë prej Bismil-lahit, e lexojmë Fati­hanë dhe një sure pastaj vazhdojmë kështu edhe rekatin e katërt, njëjtë si në rekatin e dytë të sabahut.

Katër rekatet farz të drekës. Dallimi nga katër rekatet sunnet të drekës është se në farz të drekës në rekatin e tretë dhe të katërt pas Fatihasë nuk lexohet sureja.

Dy rekatet sunnet të drekës falen njëlloj si sunneti i sa­bahut.

NAMAZI I IKINDISË

Katër rekatet sunnet të ikindisë. Dallimi nga katër rekatet sunnet të drekës është se në uljen e rekatit të dytë pas Shehadetit, duhet lexuar edhe lutjet tjera deri në fund, kurse pas ngritjes në rekatin e tretë duhet ta lexojmë në fillim Subhaneken pastaj Eudhu­bil-lahin dhe Bismil-lahin dhe vazhdojmë në të njëjtën mënyrë.

Katër rekatet farz të ikindisë, falen njëlloj si farzet e drekës.

NAMAZI I AKSHAMIT

Tre rekatet farz të akshamit falen njëlloj si farzi i drekës, përveç se në rekatin e tretë nuk ngrihemi për në rekatin e katërt por ulemi dhe i themi lutjet e uljes deri në fund, pastaj japim selam.

Dy rekatet sunnet të akshamit falen njëlloj si sunneti i saba­hut.

NAMAZI I JACISË

Katër rekatet sunnet të jacisë falen njëlloj si sunneti i ikindi­së.

Katër rekatet farz të jacisë falen njëlloj si farzi i drekës.

Dy rekatet sunnet të jacisë falen njëlloj si sunneti i sabahut.

Tre rekatet vaxhib të vitrit. Vitër namazi i cili falet pas jacisë falet njëlloj si farzi i akshamit, përveç se në rekatin e tretë pas Fatihasë duhet lexuar edhe një sure. Pastaj marrim tekbir duke thënë All-llahu ekber, i lidhim duart dhe e lexojmë lutjen e kunutit:

ALL-LLAHUMME INNA NESTE’INUKE VE NESTAG­FIRUKE VE NESTEHDIKE VE NU’MINU BIKE VE NETUBU ILEJKE VE NETEVEK-KELU ‘ALEJKE VE NUTHNI ‘ALEJKE HAJRE KUL-LEHU NESHKURUKE VE LA NEKFURUKE VE NAHLE’U NE NETRUKU MEN JEFXHURUKE

ALL-LLAHUMME IJJAKE N’ABUDU VE LEKE NUSAL-LI VE NESXHUDU VE ILEJKE NES’AA VE NAHFIDU NERXHU RAHMETEKE VE NAHSHA ‘ADHA­BEKE INNE ‘ADHABEKE BIL KUFFARI MULHIK

Më pas shkojmë në ruku dhe kështu vazhdojmë deri në fund të namazit të vitrit.

NAMAZI I XHUMASË

Katër rekatet e sunnetit të xhumasë falen njëlloj si katër rekatet e su­nnetit të drekës.

Dy rekatet e farzit të xhumasë. Pas hutbes të cilën e ligjë­ron imami falen dy rekatet farz të xhumasë, të cilat falen njëlloj sikur farzi i sabahut.

Katër rekatet e sunnetit të xhumasë falen njëlloj si katër rekatet e su­nne­tit të drekës.

Vërejtje: Kur namazet farz i falim me imam, në atë rast duhet që Fatihanë dhe suren mos t’i lexojmë. Kur imami lexon me zë (në farzet e akshamit, jacisë, sabahut dhe xhumasë) ta dëgjojmë, e kur i lexon në heshtje (në farzet e drekës dhe ikin­disë), të heshtim.

All-llahu mos na ndaftë nga të falurit për Të. Amin!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja vlen te lexoni
Close
Back to top button