Teknologji

Kostumet e hapësirës me një teknologji të përsosur

Gjashtë astronautë u dërguan këto ditë në hapësirë në njërin prej udhëtimeve të fundit të anijes Discovery.

Gjatë qëndrimit. prej 11 ditësh në orbitë, ata do të ecin në hapësirë për të instaluar pajisje dhe për të bërë riparime.

Daljet në hapësirë janë tashmë diçka e zakonshme, por ato do të kishin qenë të pamundura pa teknologjinë që ka bërë të mundur kostumin e astronautit.

“Kishim mbetur pa energji elektrike dhe mund të kishim dështuar po të mos e kishim riparuar shpejt defektin”.

Sot, kur astronautët ecin në hapësirë, ata zakonisht dalin për të bërë riparime. Në vitin 2009, astronautët e anijes Atlantis riparuan me sukses teleskopin Hubble.

Në vitin 1973, Joseph Kerwin dhe Pete Conrad ishin të parët që bënë riparime në hapësirë. Ata riparuan një panel diellor të bllokuar në stacionin orbital të quajtur Skylab.

“Kjo do të kishte qenë e pamundur pa kostumin e tij të hapësirës”.

Projektuesit e kishin bërë këtë kostum si një anije të vogël hapësire që të mbronte nga meteoritët dhe nga zbrazëtia. Brenda kostumit qarkullonte ajër, ai na mbante freskët, na jepte mundësi të lidheshim me radio dhe të lëviznim gjymtyrët për të punuar.

Kostumi i tij ishte i ngjashëm me atë që përdorën astronautët e anijes Apollo 17 të cilët ecën mbi sipërfaqen e Hënës në vitin 1972.

“Kur e vesh për herë të parë, të duhet ndihma e të tjerëve për të bërë kyçjen e tij hermetike. Në fillim kostumi nuk rri mirë, por pastaj ata e fryjnë. Me një kostum të tillë njeriu mezi lëviz por astronautët bëjnë ushtrime nën ujë, në dhoma të zbrazëta deri sa mësohen dhe nuk u bën më përshtypje, të duket sikur e ke tëndin”.

Jo tamam kështu sepse të 200 kostumet që janë kthyer nga hapësira janë pronë e Institutit Smithsonian në Uashington.

“Të gjithë kostumet janë në Muzeun e Hapësirës”, thotë Amanda Young, tashmë në pension, e cila është autore e librit “Kostumet e astronautëve në koleksionin e Muzeut të Hapësirës”.

“Kur unë punoja këtu, një e treta e kostumeve ishin ekzspozuar këtu si dhe në muze të tjerë të ngjashëm në botë”.

Në fakt, shumica e kostumeve ruhen në një depo 10 kilometra larg Uashingtonit prapa kësaj dere, ku lagështia dhe temperatura kontrollohen me kujdes.

Këtu është edhe kostumi që veshi Dr. Kerwin. Po kështu ai ai Neil Armstrongut, njeriut të parë që shkeli në Hënë. Ka gjithashtu kostume që u përdorën në misionet e para të sondës Mercury si dhe të tjerë që nuk u përdorën ndonjëherë sepse ishin eksperimentalë. Ata janë të vendosur në rafte dhe me një mbulesë mbrojtëse.

“Kemi vënë re se ata dëmtohen lehtë. Ata janë shumë të rëndë dhe mezi ruhen sepse kur janë ndërtuar, për shkak të nxitimit nuk është menduar se çdo të bëhej me to pas kthimit në tokë”.

Amanda Young gjeti mënyrat se si mund të ruheshin kostumet. Në sajë të përpjekjeve të saj, këto kostume do të ekzistojnë për breza me radhë si një trashëgimi që do të na mbajë përherë të lidhur me hapësirën e pafund.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button