LajmeMaqedonia

Në Gostivar filloi aksioni për grumbullimin e ndihmave për banorët e Kumanovës

Me iniciativë të OJQ “Euro Projekt” nga Gostivari, në qendër të këtij qyteti gjatë ditës së hënë filloi aksioni i quajtur “Për Kumanovën”, për grumbullimin e mjeteve të ndryshme, qofshin ato materiale, në veshmbathje për banorët Lagjes së Trimave në Kumanovë, të cilët u dëmtuan gjatë përleshjeve të armatosura midis forcave policore dhe një grupi të armatosur, raporton portali Zemra.org.

“Kemi ndërmarrë iniciativë për ti ndihmuar dhe për tu solidarizuar me banorët e Kumanovës të cilët humbën vatrat e tyre, shtëpitë e tyre, të cilët mbetën pa asgjë prej vendbanimit të tyre. Kemi marrë iniciativën për grumbullimin e mjeteve të ndryshme qoftë të holla, veshmbathje, ushqim dhe materiale të tjera. Çdo ndihmë ana e qytetarëve të Gostivarit është e mirëseardhur nga, për tua lehtësuar në këto momente të vështira banorëve të Kumanovës të cilët pësuan në ditën e djeshme dhe të pardjeshme”, theksoi Agron Sallmani nga Këshilli Iniciativë.

[portfolio_slideshow id=20177]

Aksioni do të zgjasje deri ditën e Premte, ndërsa qytetarët e interesuar ndihmat e tyre mund ti sjellin në pikën e grumbullimit të ndihmave në qendër të qytetit në Gostivar, ku janë të vendosur përfaqësuesit Iniciativës për grumbullimin e ndihmave për banorët e Kumanovës, të cilët do jenë çdo ditë nga ora 10 e deri në mbarim të ditës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button