LajmeMaqedonia

Maqedoni: Pasaportat me vlefshmëri të skaduar do të vlejnë deri në fund të vitit

Ministria për Punë të Brendshme informon se pasaportat e qytetarëve, vlefshmëria e të cilave skadon pas 31 korrikut 2020, do të vazhdojnë të vlejnë deri më 31 dhjetori 2021.

“Sipas Ligjit për dokumente të udhëtimeve të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 03.06.2021, që ka hyrë në fuqi nga 11.06.2021, vlefshmëria e pasaportave, pasaportave diplomatike dhe pasaportës zyrtare, afati i të cilave skadon pas 31.06.2020, vazhdohet deri më 31 dhjetor 2021”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se këto ndryshime ligjore për pasaportat janë bërë me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe të cilët për shkak të pandemisë, u janë vështirësuar kushtet për të ardhur në vend për të marrë pasaporta të reja.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button