VIP

Jessica Alba: E bukur dhe fanatike

E cilëson veten jashtëzakonisht modeste, një vajzë me të vjetrën, e cila e ka humbur virgjërinë në moshën 18-vjeçare. Nëna e saj është me origjinë daneze dhe franceze, kurse babai është 100 për qind meksikan.

Ajo e konsideron avantazh këtë përzierje shumetnike. “Të lindësh nga një përzierje kulturash, të ndihmon të përshtatesh menjëherë në çdo ambient. Nuk jam as hispanike dhe as e bardhë 100 për qind. Jam pak nga njëra e pak nga tjetra dhe për këtë nuk qahem. Kur isha e vogël, kam frekuentuar një shkollë dygjuhëshe, angleze dhe spanjolle. Falënderoj prindërit, të cilët këmbëngulën në vendimin e tyre, edhe pse e pranoj që kohët e fundit, spanjishtja ime lë për të dëshiruar”.

Në kontratat e saj kinematografike, pretendon gjithmonë që të ketë një klauzolë kundër skenave nudo. “Nuk do ta bëja kurrë një skenë nudo. Arrij të aktroj në mënyrë seksi dhe të vesh fustane shumë seksi, por nuk arrij të zhvishem. Mbaj mend që gjyshja, kur më shihte të veshur vetëm me reçipeta dhe të mbathura, më jepte ndonjë peshqir që ta hidhja sipër. Vij nga një familje katolike, kështu që nuk do të shihej si një gjë pozitive kjo që mund të bëja”.

E në fakt, në filmin e saj të parafundit, “The killer inside me”, qarkullojnë zëra se pamja e pasme nudo nuk ka qenë e saj. Gjithsesi, në filmin e fundit “Meet the parents”, seriali i tretë i aventurave të familjes Focker, ku interpreton në krah të Ben Stiller dhe Robert De Niro-s, vajza kokë e këmbë pa rroga është pikërisht Jessica Alba. Në këtë të fundit, ajo interpreton një përfaqësuese farmaceutike, që duhet të prezantojë një pilulë të re për burrërinë, të quajtur “Sustengo”. Një rol pak a shumë që i përshtatet bukuroshes Alba, që në biografinë e saj numëron 24 filma në 16 vjet, mes të cilëve edhe “Sin City” ku na la me gojë hapur me bukurinë e saj. E nuk kishte si të ndodhte ndryshme, prej vitesh ajo renditet mes grave më seksi në botë. Më parë u shfaq në renditjen e “Hot 100 babe list”, të revistës së përmuajshme “Maxim”, në vitin 2001. Po ashtu ishte fituesja e konkursit “99 gratë më të dëshiruara”, të bërë nga sajti “Askmen.com” në 2006-n, dhe “Sexiest girl” në vitin 2007. Ajo e di që është e bukur dhe këtë e pranon hapur. Nuk gënjen kur thotë se bukuria e ka ndihmuar shumë në rrugën drejt suksesit në Hollivud. “Më ka ndihmuar të njihem, do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën. Gjithsesi, është talenti ai që në fund të ndriçon rrugën dhe të çon përpara”.

Klauzola juaj kundër skenave nudo nëpër filma është e famshme…

Nuk jam fanatike, por pa atë klauzolë do të ndihesha shumë në siklet.

Në internet, diskutohet nëse në skenën e dushit të “Machete” (filmi i Robert Rodrigues që do të shfaqet në Europë në pranverën e 2011) ishit nudo apo jo…

Po jua shpjegoj. Kisha veshur bikini, por e lejova regjisorin Robert Rodrigues t’i fshinte në mënyrë dixhitale. E lehtë apo jo? Është njëlloj si të dobësohesh me “Photoshop”.

Në prill do të mbushni 30 vjeç. Ju frikëson kjo gjë?

Po kaloj periudhën më të lumtur të jetës sime. Tani jam bërë nënë. I kuptoj gjërat të cilat duhet të jenë prioritete në jetë, dhe ato që duhet të kenë më pak rëndësi.

Megjithatë, ju keni pasur gjithmonë famën e një vajze të matur e të sjellshme…

Jam sjellur gjithnjë si një vajzë normale, sepse unë kështu jam. Gjithsesi më parë mendoja shumë për karrierën dhe isha ambicioze.

Të qenit nënë është ashtu si e kishit imagjinuar?

Në familje jemi 14 kushërinj dhe jetojmë maksimumi 2 orë larg njëri-tjetrit. E kam bërë rolin e nënës që në moshën 5-vjeçare, gjithmonë kam ditur t’u jap biberonin të vegjëlve dhe t’u ndërroj pelenat.

Me rolet komike, kemi parë një Jessica Alba të re…

Në të vërtetë është kthyer ajo e dikurshmja. Që fëmijë bëja për të qeshur gjithë njerëzit e shtëpisë. Bëja ç’ishte e mundur vetëm t’i shija të gëzuar dhe me buzëqeshje në fytyrë.

Megjithatë për ju, një rol si ai tek “Meet the parents” është një risi. Përse janë të pakta gratë që na bëjnë të qeshim?

Sepse pjesa më e madhe e regjisorëve dhe skenografëve janë meshkuj, besoj.

E konsideroni veten feministe?

Jam shumë feministe dhe realiste. Ne aktoret kemi modelet tona. Mendoj për Tina Fey, Angelina Jolie, Reese Witherspoon. Dhe sigurisht Julia Roberts. A e dini që 60 për qind e grave në botë nuk kanë mundësi për t’u shkolluar më tej se niveli fillestar.

Si mund të dilet nga kjo situatë?

Duhen burra inteligjentë që të kuptojnë se sa inteligjente janë gratë.

Nëse nuk do të ishte Jessica Alba, kush duhet të ishte?

Mendoj Meryl Steep, ose Lucille Ball, aktorja e parë që më ka bërë të qesh me lot.

Kush ju pëlqente shumë kur ishit adoleshente?

Vdisja për Johnny Deep. A e dini një sekret? Më pëlqen ende shumë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button