BotaLajmeMaqedonia

Narkomanë nga Kumanova me dosje të falsifikuara punojnë në Afganistan

Rreth 200 maqedonas nga Kumanova që punojë në Afganistan dhe Irak janë me dosje kriminele, dëshmojnë qytetarë shqiptarë nga Kumanova, të ciëlt edhe vetë në periduah të ndryshme kanë punuar atje. Ata thonë se këta persona të dyshuar për vepra të ndryshme, arrijnë të angazhohen në Afganistan duke siguruar dokumente nga policia se në të kaluarën nuk kanë qenë të dënuar ose të përndjekur për ndonjë vepër.
Sipas qytetarëve nga Kumanova bëhet fjalë kryesisht për pjesëtarë me dosje kriminale të grupeve të cilët në vitin 2001 kanë qenë të kyçur në njësitin paramilitar “Luanët”, e që si udhëheqës e kanë pasur Goran Georgievskin – Mujo, të vrarë para disa viteve.
“Një ndër kushtet kryesore që duhet të plotësohet për tu angazhuar në Afganistan ose në Irak është posedimi i vërtetimit prej policisë se në të kaluarën nuk ke qenë I dënuar ose nuk je i përndjekur për ndonjë vepër. Është çudi se si disa kriminelë të cilët i tërë qyteti i njeh për vepra kriminale, kurse kanë edhe fletëarreste prej policisë shkojnë dhe punojnë në këto vende. Ose kanë gjetur ndonjë formë për të falsifikuar vërtetimet, ose ju ndihmon policia”, thotë për lajm një qytetar i Kumanovës, i cili edhe vetë gjatë një periudhe ka qëndruar në Afganistan. ai sqaron se këta persona nuk guxojnë ta kalojnë pushimin në Maqedoni, por aterojnë në Beograd dhe Sofje, kua shkojnë edhe familjarët e tyre për t’i takuar.
“Një prej tyre në fillim të tetorit ka fluturuar për në Afganistan, kurse më 16 tetor është dashur të paraqitet në burgun Idrizovës ku është dashur të vuajë dënim prej 2 viteve për shkak të tregtisë me mjete narkotike”, thotë një shok i tij i cili ka pasur rastin të fluturojë me njëjtin aeroplan me personin në fjalë.
Ata dyshojnë se në këto raste bëhet fjalë edhe për korrupsion, sepse malverzime të shumta bëhen edhe gjatë kontrolleve mjekësore.
“Shume prej maqedonasve të cilët shkojnë në Afganistan dhe Irak janë narkomanë, kurse gjatë kontrolleve të nevojshme mjekësore dërgojnë urinën ose gjakun e dikujt tjetër për të mos u vërejtur se janë përdorues të mjeteve narkotike”, thonë personat e njëjtë.
Rreth 6700 qytetarë nga Kumanova janë të angazhuar në Afganistan, Irak dhe disa vende tjera, ku ka të angazhuar ushtarë amerikanë. Ata angazhohen përmes kompanisë “Flour” e cila siguron logjistikë për ushtrinë amerikane në këto vende.
Rreth 16 milion dollar në muaj, gjegjësisht 200 milion dollarë në vit, arrijnë 16 milion euro çdo muaj hyjnë në Kumanovë nga Afganistani dhe Iraku.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button