VIP

Albumi i ri i Spears, i shpëtoi shkatërrimit

Albumi i ri i Britney Spears ishte pranë ‘shkatërrimit’, pasi producenti i saj humbi shtëpinë dhe studion pas zjarrit që i kaploi ato.

Superylli i hitit “Toxic”, ka punuar në albumin e saj të ri me superproducentin Rusko, i cili e ka studion në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sidoqoftë, këngëtarja ishte shumë afër që ta humbiste punën e bërë, pasi makina e Ruskos shpërtheu, ndërsa nga flakët u përfshinë edhe shtëpia dhe studioja e tij.

Por, përkundër faktit se e gjithë shtëpia e tij dhe studio është djegur, Rusko bëri të ditur se ka arritur që të shpëtojë ‘hard disqet’ e kompjuterëve të tij, ku i ka të ruajtura të gjitha këngët në të cilat është duke punuar.

“Shtëpia ime!!!Nuk është shaka. Falë Zotit unë i nxorra hard disqet”, shkroi Rusko në Twitter.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button