Një i vdekur dhe tre të lënduar nga një sulm në Melbourne të Australisë (Foto/Video)
I vë zjarrin makinës, pastaj sulmon policët – një i vdekur dhe tre të lënduar nga një sulm në Melbourne
Një burrë me thikë ka përplasur një makinë në Bourke Street Mall në Melbourne, pastaj i ka vënë flakën – ai thuhet se ka therur tre blerës, duke vrarë njërin prej tyre, para se të qëllohej nga policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Zemra.org, sulmuesi i dyshuar u dërgua me shpejtësi në spital me një dëmtim të gjoksit dhe të paktën dy kalimtarë të plagosur, me një trup të parë të shtrirë në një rrugë afër, të mbuluar me një mbulesë të bardhë.
Dëshmitarët kanë thënë se Holden Rodeo goditi një këmbësorë ndërsa ngjitej trotuarit dhe vetura e tij shpërtheu në flakë afër një kryqëzimi.
Videoja nga vendi i ngjarjes tregon sulmin e tërbuar që vazhdoi për më shumë se një minutë, duke filluar me sulmuesin që sulmoi dy oficerë të policisë, duke dashur t’i therte ata me thikë.
Fillimisht policët afër një peme u përpoqën të shmangnin goditjet dhe ta bindnin burrin të dorëzohej, derisa një kalimtar i guximshëm u përpoq ta rrëzonte me një karrocë për blerje.
Ndërkohë, policët u tërhoqën në anën tjetër të rrugës, pasi sulmuesi, i veshur me një xhaketë të gjatë dhe pantallona gri, vazhdoi me kërcënime, derisa kalimtarët i bënin thirrje policisë për ta qëlluar atë.