Dashuria

Pro dhe kundër dashurisë dhe seksit në vendin e punës

kolegetPro dhe kundër dashurisë dhe seksit në vendin e punës kolegun, ndërsa një nga pesë çifte bashkëshortore është lidhur ndërmjet kolegëve…

Dashuria dhe seksi në vendin e punës ndodhin shumë më shpesh seç do të keni paramenduar. E gjitha kryesisht fillon pa të keq, puna ju “detyron” që me dikë ta kaloni kohën, ndërkohë radha i vjen bisedës për gjërat private dhe kështu nga dita në ditë bëheni gjithnjë e më të afërt me kolegun apo kolegen, ndërkaq për këto gjëra as që jeni të vetëdijshëm. Gjërat fillojnë “të ngrohen” në kremte të kompanisë, në udhëtime zyrtare apo në darka zyrtare… Hulumtimet e bëra në internet tregojnë se një numër i vogël i të punësuarve fshehin lidhjen e tyre me kolegun apo kolegen e punës. Përqindja e atyre të cilët dashurinë e tyre e mbajnë fshehurazi vetëm për faktin se punojnë në të njëjtin vend pune sa vjen e zvogëlohet, transmeton Telegrafi. Njerëzit të cilët punojnë së bashku kanë kohë të njihen mirë mes vetes, ta shohin se si personi potencial po zgjidh situatat e vështira, kur është nën stres dhe si po sillet me kolegët tjerë të punës. Mirëpo, romanca midis kolegëve mund të sjellë deri te veprime jo të drejta, sjell një atmosferë të zymtë e cila mundet t’ua vështirësojë jetën të tjerëve. Vendi i punës nuk mund të jetë efikas, mirëpo një ndalim i tillë kurrsesi nuk do të ishte zgjidhja e duhur. Mbani mend se suksesi i një martese sot është 50 me 50. Të mendojmë: çfarë mendoni, çfarë janë gjasat që një romancë nga zyra të ketë sukses? Kjo marrëdhënie është më pak se 50 me 50. Prandaj, para se të filloni një aventurë me kolegun, mendoni rreth asaj se si do të ndiheshit në mbledhjen javore, kur jini ulur përskaj njëri tjetrit, u bie ndërmend ndarja mes jush dhe nuk mund ta shihni njëri-tjetrin në sy.

Show More

Related Articles

Back to top button