FutbollSport

Hazard ishte joshur nga Tottenhami

Eden Hazard kishte qenë afër t’i bashkohet Tottenhamit, por dështimi i Spursave për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve kishte bërë që ai të zgjedhë Chelsean.

Belgu ishte subjekt i një sage të gjatë transferuese, ku ishin të përfshirë edhe Manchester United dhe Manchester City, por ai vendosi të transferohet në Stamford Bridge për 40 milionë euro.

“Është e vërtetë se Tottenhami më kishte joshur pasi ishte një ekip i të rinjve që ishte i treti në ligë”.

“Fatkeqësisht, fundi i sezonit nuk ishte i mirë për ta. Ata nuk u kualifikuan për në Ligën e Kampionëve, e që ndikoi në ekuilibër”, ka thënë Hazard.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button