VIP

Rihanna, në gjyq për pirateri

Një fotograf i njohur i botës së modës dhe regjizor videoklipesh, David LaChapelle, bëri të ditur se do të hapë një proces gjyqësor ndaj Rihanna-s, për përdorimin e paautorizuar të fotografive të tij në videoklipin e saj të fundit.

Sipas pretendimeve të fotografit, i cili u prononcua për “Reuters”, videoklipi “S&M” bazohet në tetë skena, të cilat janë pjesë e tetë fotografive të tij.

Menjëherë pas publimit të videoklipit, LaChapelle akuzoi këngëtaren nëpërmjet faqes së tij në “Twitter”, por tani çështja do të përfundojë në një gjykatë.

LaChapelle është i njohur për drejtimin e disa videoklipeve të njohura, si “Everytime” i Britney Spears, “Dirty” i Christina Aguilera dhe “Rich Girl” i Gwen Stefani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button