VIP

Rita në lidhje me djalin e Diana Ross?

Rita Ora dhe Evan RossKëngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është parë duke u puthur me aktorin dhe muzikantin, Evan Ross, në një ndejë në New York – raporton The Sun.

Burimet e tabloidit kanë thënë se dy yjet fillimisht kishin flirtuar me njëri-tjetrin, para se 22-vjeçarja t’i afrohej dhe ta puthte para të pranishmëve.

24-vjeçari Evan është i njohur për paraqitjet e tij në serialin “90210” dhe në filmin “96 Minutes”, ndërsa është djali i divës amerikane Diana Ross.

Kjo romancë vjen pas ndarjes së Ritës nga Rob Kardashian, i cili e pati akuzuar këngëtaren se e ka tradhtuar me 20 meshkuj tjerë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button