LifeStyle

Kush i bën femrat më të lumtura?

lumturiaMë e lumtur, më e sigurt dhe më e plotësuar një femër ndihet nëse ka miqësi nga ato të vërtetat. Femrat besojnë në miqësi dhe në këshillat e marrë prej mikeve, si një mënyrë më e mirë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.

Qoftë për shëndet, punë apo jetën në çift, femrat nuk ua besojnë partnerëve dyshimet dhe dilemat e tyre, por shoqeve të ngushta, dhe nëpërmjet bisedave me to ndihen më të qeta.

Shpesh kur jeta i përball me vështirësi, mbështetja më e mirë është “qarja e halleve” me shoqet, të paktën sipas sondazhit të kryer në Australi nga NewsLifeMedia.

Në sondazhin në fjalë përfshihen 6253 femra, ku 84% e tyre kanë pranuar se i ndajnë shqetësimet me miket e tyre. Ndërkaq 76% e tyre shprehen se edhe ushqimi është burim lumturie.

Natalie Maciter njëra nga drejtueset e sondazhit shprehet se, “Lumturia e femrave lind nga dashuria, siguria, mbështetja, të qenarit bashkë me miqtë familjarët dhe partnerin. Mungesa e lumturisë ndërkohë vjen nga shkaqet ekonomike, politike, lidhjet e papërshtatshme dhe raportet negative. Në mesin e tyre miket kanë rol të pabesueshëm për femrat duke u kthyer burim qetësie dhe janë pikërisht këto të fundit që i ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button