Samanta Karavello, fituesja e Top Fest 10
Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavello, është fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest.
Në një natë spektakolare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Top Fest vazhdoi të mbajë primatin për nivelin e organizimit në sferën e shpërblimit të artistëve muzikorë shqiptarë.
Favoritët për të fituar Çmimin Kryesor të festivalit ishin konsideruar Marsela Cibukaj dhe Samanta, ndërsa në fund ngadhënjeu kjo e fundit me këngën “Loti i Fundit”.
Sidoqoftë, Marsela rrëmbeu Çmimin e Internetit, ndërsa pos faktit që e festoi gjithë festivalin, Samanta mori u shpërblye edhe me Best Female si femra më e mirë.
Best Male dhe Best Group u rrëmbyen nga artistët nga Kosova, Andos Sinani respektivisht Offchestra.
Për baladën më të mirë të festivalit u shpërblye Albërie Hadërgjonaj me këngën e saj “Asnjëherë”.
Edicionin e kaluar Top Festin e fitoi këngëtarja e njohur që ka bërë bujë së fundmi, Elhaida Dani.