VIP

Samanta Karavello, fituesja e Top Fest 10

Samanta KaravelloKëngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavello, është fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest.

Në një natë spektakolare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Top Fest vazhdoi të mbajë primatin për nivelin e organizimit në sferën e shpërblimit të artistëve muzikorë shqiptarë.

Favoritët për të fituar Çmimin Kryesor të festivalit ishin konsideruar Marsela Cibukaj dhe Samanta, ndërsa në fund ngadhënjeu kjo e fundit me këngën “Loti i Fundit”.

Sidoqoftë, Marsela rrëmbeu Çmimin e Internetit, ndërsa pos faktit që e festoi gjithë festivalin, Samanta mori u shpërblye edhe me Best Female si femra më e mirë.

Best Male dhe Best Group u rrëmbyen nga artistët nga Kosova, Andos Sinani respektivisht Offchestra.

Për baladën më të mirë të festivalit u shpërblye Albërie Hadërgjonaj me këngën e saj “Asnjëherë”.

Edicionin e kaluar Top Festin e fitoi këngëtarja e njohur që ka bërë bujë së fundmi, Elhaida Dani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button