Shendetesi

Suksesi i dietës Dukan

Dieta Dukan po quhet tani aq e famshme sa dieta Atkins pasi i lejon njerëzit të hanë sa të duan ushqime me përmbajtje proteine, ndërsa i shkurajon të numërojnë kaloritë.

Në fazën e parë që quhet faza e sulmit lejohet vetëm të hash proteina të shëndetshme. Kjo do të thotë kryesisht mish pa yndyrë, duke përjashtuar mishin e qengjit dhe derrit. Mund të hash peshk, vezë dhe produkte të tjera deti. Por konsumimi i vezëve duhet të jetë i kufizuar, në se vuan nga kolesteroli i lartë. Kjo fazë zgjat nga tre deri në pesë ditë. Sipas dietës, kjo është faza që gjeneron metabolizmin. Kjo mendohet të jetë faza gjatë së cilës humbet më shumë peshë, pasi sipas dietës Dukan, trupi ynë e ka të vështirë të tretë proteinat, duke iu dashur tre orë dhe gjatë këtij procesi organizmi konsumon një të tretën e kalorive që përmban.

Në fazën e dytë, të njohur edhe si faza e konsolidimit, lejohet të hash 28 zarzavate të ndryshme. Gjatë kësaj faze, mendohet se je në rrugën e duhur për të humbur peshën që kërkon të humbësh, dhe gjatë saj duhet do të jesh mësuar të modifikosh dietën tënde.

Në këtë fazë mund të hash një vakt më tepër dhe të shtosh fruta, bukë, djathë dhe disa produkte të pasura në amidon.
Në këtë fazë një nga momentet më të rëndësishme është se një ditë në javë duhet të hash vetëm proteina.

Dieta Dukan nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Të gjitha produktet bulmetore duhet të jenë pa yndyrë.
Nuk lejohen sallamra, ëmbëlsira dhe në fillim nuk lejohen perimet, prandaj kjo mund ta vështirësojë fillimisht dukjen jashtë. Karbohidratet janë të ndaluara, ashtu sikurse me yndyra dhe sheqeri. Dukan argumenton se karbohidratet janë të panevojshme, pasi trupi ynë mund të prodhojë glukozë nga mishi. Mishi i skarës dhe peshku pak i marinuar mund të konsumohet pa frikë.

Dukan pranon se proteinat e shumta janë të rrezikshme, por shton se veshkat mund të pastrojnë acidet në se shtojmë sasinë e ujit që pimë, në tre litra çdo ditë.
Kohët e fundit një studim në Evropë arriti në përfundimin se 773 njerëz mbipeshë zbuluan se dietat me pak karbohidrate dhe të pasura në proteina pa shumë yndyrë janë të mira për të mos shtuar peshë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button