VIP

Linda Halimi, pse kërkon të bëhesh diletante me zor?

Këto ditë në faqen e saj personale në Facebook, Linda Halimi na ka bombarduar me lajmin e përgatitjeve të klipit të saj më të ri “I JUST WANNA …” .

Linda ka menduar një mënyrë sipas saj inteligjente, të promovimit të klipit të ri duke joshur fansat me elementët më pak të rëndësishme që mund të evidentohen te një këngë, por edhe te klipi.Ja p.sh. një nga deklaratat e Lindës: “Klipi im përmban shumë Ass shaking dhe shume pjesë nudo” ose tjetra “unë kam sjellë për herë të parë femra nudo në një klip shqiptar, si dhe skena lesbike”.

Dhe sipas Lindës, këto janë gjëra fresh, që thyejnë tabu dhe sjellin një ndryshim në karrierën e saj…!

Nëse kthehemi pak mbrapa në kohë, të gjithë ju besoj e mbani mend se si ka nisur karriera e Linda Halimit, këngëtares së re që vinte nga një fshat i Kosovës, me një pamje aspak tërheqëse për arsye të mbipeshës, por që menjëherë fitoi simpatinë e publikut me zërin e saj të jashtëzakonshëm, shkruan panorama.

Kjo ishte dhe arsyeja pse, me daljen e saj të parë në skenë, ajo fitoi çmimin e parë në një kompeticion muzikor ambicioz, siç ishte “Top Fest”. Besojmë se ky ka qenë një leksion i mjaftueshëm për t’i thënë Lindës se publiku shqiptar është ngopur me këngë komerciale idiote dhe klipe të rëndomta me shalë dhe gjokse të zbuluara dhe me këngëtare që nuk kanë zë. Shqiptarët kishin nevojë të dëgjonin një këngëtare të vërtetë.Prandaj e pëlqyen.

Sot të kërkosh të joshësh me elemente seksi deri edhe të rëndomta në një klip, duke i quajtur madje ato pika të forta të karrierës, nuk mund të çudisësh më askënd, pasi janë kuriozitete tashmë të shuara edhe për shqiptarët. Linda ka fatin e madh që Zoti i ka dhënë zërin e mrekullueshëm dhe për këtë arsye ajo zgjedh marketingun e gabuar për punën e saj.

Linda, mos kërko të bëhesh diletante me zor, shalët, gjokset, por edhe nudot, janë pikat e forta për ato që nuk kanë ç’të ofrojnë tjetër.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button