Futboll

Iniesta shënjestron trofeun e LK

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ia ka vënë syrin trofeut të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Spanjolli e ka fituar tri herë trofeun prestigjioz me fanellën blaugrane, por në sezonin e kaluar u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale.

Wembley (stadiumi ku do të mbahet finalja këtë sezon) ka qenë nikoqir i dy nga katër finalet që i kanë fituar katalunasit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Iniesta ëndërron një tjetër triumf në atë stadium.

“Është një vend, një stadium që është i rëndësishëm për Barcelonën në këtë rast, për shkak të trofeve të Ligës së Kampionëve që i kemi fituar atje. Prandaj mendja jonë është fokusuar aty, megjithatë kemi një rrugë shumë të gjatë përpara nesh”, ka theksuar 28-vjeçari për Uefa.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button