Në Qendrën Kulturore në Tetovë u bë prezantimi i zgjidhjes ideore për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës. Projektin e kanë përgatitur Besian Memeti, Betim Zeqiri, Beqir Ademi dhe Nikolla Strezovski. Vendi ku do të ndërtohet Teatri dhe Biblioteka është i lidhur ngushtë me ngjarjet në qendrën e qytetit. “Nevoja për ndërtim të dendur dhe shfrytëzim të lokacionit na detyroi deri tek thurja edhe hibridizimi i tre konstrukteve me qëllime të ndryshme në një trup”, tha Besian Memeti njëri nga projektuesit. Në veçanti në këtë projekt fascinon përpunimi i fasadave ku i gjithë trupi i objektit është i mbështjellë me strukturë të fasadës-perde me ritëm të ndryshueshëm dinamik dhe “përsëritje” në shumë drejtime.
“Qeveria e RM-së do të vazhdojë të investojë në sferën e kulturës dhe sferat e tjera, duke inkuadruar këtu edhe ndërtimin e objektit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, ku me këtë konsiderojmë se në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojmë në jetën kulturore dhe rritjen e numrit të ngjarjeve në kulturë në Tetovë si qytet universitar”, deklaroi zëvendës kryeministri Abdylaqim Ademi. Ndërkaq, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska, tha se kjo është pjesë e traditës që ka krijuar edhe Qeveria por edhe Ministria e Kulturës që të prezantohen projektet të cilët do të realizohen. “Ne si ministri do të japin maksimumin që të përkrahim ngritjen kulturore të institucioneve në Tetovë. Pasi të kryhen të gjitha procedurat për projektin kryesor do të vazhdohet me realizimin konkret të këtij projekti”, tha Kamçevska, duke shtuar se mjetet për këtë projekt janë paraparë me buxhet. Ndërsa Kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti tha se këtë iniciativë e përkrah maksimalisht sepse mbi të gjitha Teatri dhe Biblioteka janë dy institucione në qytetin e Tetovës. Vizituesit e Teatrit dhe Bibliotekës do të kenë qasje të drejtpërdrejtë deri tek hapësirat përkatëse nëpërmjet hyrjes kryesore tek sheshi i cili do të formohet, ndërsa qasja për të punësuarit dhe personelit është do të jetë i ndarë në periferi të objektit. Përfundimisht në pranverë pritet që të hidhet gurthemeli për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës.