FutbollSport

Jose Mourinho i trembet Juventusit

Jose MourinhoTrajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i vetëdijshëm për rrezikun që shfaq Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër është kualifikuar në 1/8 e finales nga pozita e parë në grup, ndërsa portugezi ka pranuar se do të jetë vështirë që ndonjë skuadër ta mposhtë kampionin e Italisë.

“Do të jem i sinqertë: Nuk më pëlqen (Juventusi), sepse ia kam frikën. Dhe them se skuadra e Contes mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

“Më përkujton Porton e vitit 2004. Dhe nëse dikush rastësisht ka harruar, Porto e fitoi finalen e Ligës së Kampionëve në Gelsenkirchen”, ka deklaruar Mourinho për Tuttosport.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button