Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Tre vite pa Harunin Kushtrimi i lirisë ende është gjallë

harun-aliu11 Maj – Edhe pas tre vjetësh akoma nuk është zbardhur enigma e vrasjes së komandant Kushtrimit, Harun Aliut, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe tre ish pjesëtarëve të UÇK-së Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala.

Në një shtet si Maqedonia, ku ekzekutimet e shqiptarëve vazhdojnë njëri pas tjetrit, askush nuk e merr përgjegjësinë për zbardhjen e këtyre rasteve makabër.

Analisti Kim Mehmeti thotë se në çdo shtet normal për ekzekutime klasike si ajo e Harunit dhe shokëve do të kishte komisione që do të zbardhnin rastin.

-Vrasja e Harun Aliut dhe tre shokëve të tij ishte një ekzekutim klasik dhe çdo shtet për një ekzekutim të tillë deri tash do të kishte komisione që do të shpjegonin si pse ka ndodhur. Mirëpo tek ne kur vritet shqiptari nuk merret si diçka shumë tragjike dhe gjërat heshten. Pastaj ne jemi popull që harrojmë dhe askush nuk merr përgjegjësi për asgjë, thotë Mehmeti për “Lajm”.

Ndërsa, analisti Nebi Mërseli thotë se Komandant Kushtrimi na mësoi si duhet kombi dhe u vra në tradhti e pabesi.

-Me mallëngjim dhe krenari duhet ta përkujtojmë veprën e Harun Aliut.

E kujtojmë me mallëngjim sepse 3 vjet nuk është në mesin tonë, e dhimbja është më e madhe kur dimë se u vra në tradhti dhe pabesi.

Duhet të jemi krenarë që patëm një luftëtar siç ishte Komandant Kushtrimi. Shëmbëlltyra e tij le të jetë udhë rrëfim për të gjithë neve që e duam kombin ndryshe nga ata që tradhtuan luftën dhe shtrembëruan idealet.

Shpirti i tij i trazuar përherë do të jetë në ndërgjegjen e tyre të shlyer. Haruni na mësoi se si duhet kombi.

E la luftën të papërfunduar. Ai ishte luftëtar. E luftëtari kurrë nuk kthehet në shtëpi – ai e bën lirinë!

I përhershëm qoftë kujtimi për Harunin!”, tha Murseli për “Lajm”. Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, pas konfliktit të viti 2001 ishte arrestuar në Kosovë nga forcat ndërkombëtare, ndërsa vuajti dënim disa vite.

Nga drejtësia e Maqedonisë, Harun Aliu më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se së bashku me tre persona tjerë ka ekzekutuar pjesëtarin e “Tigrave”, Zoran

Markovski në lagjen e Autokomandë të Shkupit.

U vra pabesisht më 12 maj të vitit 2010 në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit. Të dielën më 12 maj, në Teatrin Shqiptar të Shkupit organizohet akademi përkujtimore në nder të Komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij.

Organizatorë të kësaj Akademie janë ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjarët. Po ashtu të dielën do të ketë edhe homazhe në varrezat ku ata prehen të qetë.

kombi

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button