BoksKronika e ZezeLajmeSport
Vdes legjenda e boksit Muhamed Ali
Legjenda e boksit, kampioni botëror në peshat e rënda, Muhammad Ali vdiq në Phoenix të Arizonës, më 3 Qershor, “pas 32 vjet beteje me sëmundjen e Parkinsonit”, njoftoi familja e tij.
Ali, 74 vjec, një nga figurat më të njohura të shekullit 20, u shtri në spital këtë javë për shkak të problemeve me frymëmarrjen, dhe mediat njoftuan se gjendja e tij u përkeqësua shumë shpejt.
Muhammad Ali lëngoi nga sëmundja e Parkinsonit për më shumë se tri dekada. Përkundër sëmundjes, ai ishte shumë i angazhuar deri vonë, megjithëse për shumë vjet nuk u deklarua për publikun.
Mjekët thanë se Parkinsoni ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga mijëra goditje me grusht që i mori Muhammad Ali gjatë karrierës së tij të gjatë, në turnetë gjithandej botës.