www.Zemra.Org

Vetëvritet inspektori i policisë në Tetovë

policiaNjë inspektor policie u gjet i vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Poroj të Tetovës.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, bëhet fjalë për 33 vjeçarin Burim.A, i punësuar si inspektor në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në Tetovë, transmeton INA.

Siç mësohet ai është vetëvrarë në kokë me pistoletën e tij të llojit CZ kalibri 7.63.

Ai u gjet në gjendje të rëndë dhe me plagë në kokë rreth orës 18.30, disa metra larg shtëpisë së tij dhe menjëherë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku pas disa orëve ka ndërruar jetë.

Familjarët kanë theksuar se Burimi kohëve të fundit ka qenë në gjendje depresioni dhe se edhe njëherë më parë kishte tentuar të kryejë vetëvrasje.

Exit mobile version