www.Zemra.Org

A do të hiqet ndalesa për pirjen e duhanit?

duhaniIvon Veliçkovski, deputet i Partisë Liberale, në Parlament dorëzoi propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani.

Veliçkovski propozon liberalizimin e ligjit ekzistues, respektivisht lejimin e pirjes së duhanit edhe në hapësirat e mbyllura që posedojnë sisteme kualitative të ventilimit.

Ai propozon që duhani mund të pihet në të gjitha objektet hotelerie, disko klubet, kafene, kazino, hotele, por jo edhe në spitalet psikiatrike, si dhe në burgje. Veliçkovski propozon që duhani mund të pihet edhe në qendrat tregtare të hapura dhe të mbyllura.

Propozimi i tij do të duhej të gjendet para deputetëve në seancën që është caktuar më datën 22 korrik. Nëse propozimi i tij aprovohet, kjo praktikisht do të thotë heqja e ndalesës për pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura, kurse ndalesa do të vazhdojë vetëm në palestra sportive, spitale, kopshte fëmijësh dhe shkolla.

Exit mobile version