1. Pse ka nisur raporti dhe cfarë ka speciale? Eshtë shumë e rëndësishme të kuptosh se ku duhet të punosh më fort për ta mbajtur raportin.
2. Jam realisht vetvetja me të? Nëse ke shfaqur ndonjë gjë që nuk është pjesë e karakterit tënd, atëherë ndrysho sa nuk është vonë.
3. Si e shohim historinë tonë të dashurisë? Mirë është kryerja e një testi të përbashkët për ta vizualizuar gjendjen secili në mënyrën tuaj. Nëse imazhet përputhen atëherë jeni në rrugë të mbarë, nëse jo atëherë ndoshta ka pak prespektiva.
4. A di të krijoj harmoni në cift? Duhet të dish që të pranosh tjetrin me të mirat dhe këqijat e tij, më gjerat që të pëlqejnë dhe nuk të pëlqejnë.
5. A mund të ndryshojmë bashkë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet që të kuptohet niveli i impenjimit, pasionit dhe intimitetit që është në ciftin tuaj.
6. Mund të duroj defektet e tij/saj? Një pyetje e rëndësishme për të kuptuar nivelin e dashurisë dhe tolerancës në raport me partnerin.
7. Jam si jam, apo si më do partneri/ja? Mënyra e vetme që një histori të funksionojë është që secili duhet të dijë të jetë vetvetja, pa u shtirur, pasi në një moment apo në një tjetër të vërtetat dalin në shesh.
8. Arrij që të qëndroj vetëm edhe nëse ai/ajo është aty? Të jesh rehat me veten është thelbësore për të qenë mirë me partnerin edhe në mes të një feste. Të qendruarit gjithnjë bashkë, nuk do të thotë që lidhja është shumë e fortë, por është një detaj pasigurie.
9. Kur grindemi them gjëra të vërteta apo nga ato që shërbejnë vetëm për të acaruar? Reflekto dhe përpiqu të kuptosh nëse një grindje është preteks për të shfryrë pakënaqësinë tënde ndaj partnerit apo thjesht kërkon të zgjidhësh problemet reale.
10. Di të marr përgjegjësitë e mia pas një grindjeje? Kur një cift grindet, gjithësecili duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Nëse mund të bësh autokritikë të shëndetshme do të thotë se mund të përmirësohesh.
11. Mendoj se e urrej ndonjëherë? Të mendosh se partneri yt është i padurueshëm, mund të jetë cliruese dhe ndihmon të shkarkosh tensionin. Por mirë është që të evitohen mërzitjet e gjata pasi kështu shkakton stres edhe ndaj partnerit.
12. Po bëj gjithnjë të njëjtat gabime? Përpiqu të kuptosh nëse po përsërit sjelljet në mënyrë automatike. Nëse ka një skemë të modeluar, ndryshoje menjëherë sepse është një element i sigurtë i trishtimit.
13. Jam më mirë kur jam me të? Kjo është pyetja më e rëndësishme. Nëse e sheh direkt në sy, cfarë provon? Përgjigju kësaj pyetjeje me sinqeritet dhe do të dish se cfarë duhet të bësh.