www.Zemra.Org

Adelina i kthehet “Këngës magjike”

Adelina Emini do të ngjitet për herë të dytë në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, që do të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti në Tiranë.

Këngëtarja kosovare kishte qenë pjesë e festivalit të organizuar nga Ardit Gjebrea edhe para katër vitesh, kur ishte në fazën e hershme e karrierës së saj, dhe tash, me një përvojë më të madhe, është e gatshme të luftojë për njërin nga shpërblimet kryesore.

“Këtë të diele do të jem tek ‘E diela shqiptare’ për të prezantuar këngën time pjesëmarrëse në festivalin ‘Kënga magjike’”.

“Kam punuar mjaftë shumë në këtë drejtim dhe mbase jam duke punuar ende në mënyrë që të paraqitem sa më mirë dhe sa më denjësisht”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Exit mobile version