www.Zemra.Org

Aeroplani turk ulet në Stamboll pas kërcënimeve

Udhëtarët, në bordin e një aeroplani të Turkish Airlines që fluturonte nga Osloja e Norvegjisë drejt Turqisë, bllokuan një person i cili u përpoq të shkonte në kabinën e pilotit.

Personi në fjalë kishte kërcënuar se kishte bombë dhe do ta hidhte aeroplanin në erë nëse nuk kthehej drejt Norvegjisë.
Aeroplani u ul në Stamboll, derisa nuk ka informacione për të lënduar. Kërcënuesi u arrestua nga autoritetet turke. Raportohet se ishte shtetas turk dhe kërcënimet me bombë ishin të rreme.

Exit mobile version