www.Zemra.Org

Ahmeti dhe Gruevski finalizojnë emrat e qeveritarëve

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të shtunën do të ketë mbledhje ku do të diskutohet për postet që do të kenë në Qeverinë e re dhe emrat e ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror dhe drejtorëve.

Nga selia blu bëjnë të ditur se pas mbledhjes së kryesisë qendrore, lideri i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet sërish me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për të rrumbullakuar negociatat.

Teuta Arifi dhe Ermira Mehmeti janë dy kandidatet e mundshme për postin e zëvendës kryeministrit për integrim. Ndërsa  zëvendës kryeministër për Marrëveshjen Kornizë mund të jetë zëvendës kryeministri aktual, Abdylaqim Ademi, emri i të cilit lakohet edhe për ministër të Ekologjisë, ose ministri aktual i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi.  Si ministër i mbrojtjes mund të emërohet Talat Xhaferi, ose Rafiz Aliti, ndërkaq që Hazbi Lika ra nga lista, pasi nuk ishte i dëshirueshëm për Gruevskin.

Ministër i Drejtësisë mund të emërohet Adnan Jashari ose Blerim Bexheti. Ndërsa ministri aktual i Eonomisë,Fatmir Besimi do të vazhdojë ta mbajë sërish postin e njëjtë. Nëse Arifi emërohet zëvendës kryeministre për euro-integrime. Ndërkaq, si ministër i Ekologjisë mund të jetë edhe Rexhail Ismaili.
Ndërkaq, Xhevat Ademi ka gjasa që të emërohet zëvendës kryetar i parlamentit.
Negociatorët, nuk kanë pas asnjë takim, nga e premtja e kaluar, kur dhe u realizua takimi i parë mes Ametit dhe Gruevskit.

Exit mobile version